Barcelona dhe R.Madrid monopolizojnë 11-shen ideale!

Skuadrat spanjolle Barcelona dhe R.Madrid janë klubet që përbëjnë shtyllën bazë të 11-shes ideale për vitin 2012 të përzgjedhur nga revista prestigjoze franceze L’equipe. Tetë futbollistë nga këto dy skuadra përbëjnë ekipin më të mirë të 2012-ës, respektivisht, katër nga Barcelona dhe katër nga skuadra e R.Madridit.

Xavi, Mesi, Iniesta dhe Jordi Alba janë fytbollistët katalanas qe janë pjesë e 11-shes më të mirë, ndërsa nga skuadra madrilene L’equipe ka përzgjedhur portierin Kasiljas, Sergio Ramos, Ronaldo dhe Alonso.

Përvec futbollistëve të Barcelonës dhe Realit L’equipe ka vecuar kapitenin e skuadrës së Bayernit, Filip Lam, belgun e Mancester Sitit, Vinsent Kompany dhe mesfushorin e Celsit, brazilianin Serxhio Ramires. Dominimi i skuadrave spanjolle në këtë ekip dëshmon edhe njëherë se këto dy skuadra momentalisht janë ekipet më të mira në botë dhe pretendente më serioze për të fituar Ligën e Kampionëve. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button