Ndërroi jetë nëna e kryeministrit, Rama: Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë

Ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare nëna e kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama.

Lajmin e hidhur e ka ndarë vetë kryeministri, me një postim të bërë ne faqen e tij në Facebook. Kryeministri i jep lamtumirën nënës, ndërsa ndër rreshta shkruan “Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë.”

Postimi i plotë:

“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam.” shkruan kryeministri Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button