Massen: Islamistët rreziku më i madh për Gjermaninë

Islamistët ndërkombëtarë janë rreziku më i madh për sigurinë e brendshme të Gjermanisë, ka deklaruar kryetari i Shërbimit federal për mbrojtje të Kushtetutës Hans-Georg Massen, njoftojnë medie gjermane. Ky shërbim ka regjistruar një numër të shtuar udhëtimesh të islamistëve nga Gjermania për në Egjipt dhe Somali.

Massen ka tërhequr vëmendjen se kur bëhet fjalë rrezikun islam, kjo nuk ka të bëjë vetëm me rrjetin terrorist Al Kaida, por edhe për grupe të vogla udhëhequr nga individë të frymëzuar nga ky rrjet. 

Egjipti, sipas burimeve gjermane, është bërë pika orientuese për vullnetarët e xhihadit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button