Levandovski përforcimi më i ri i Mancester Utd!

Ferguson vendos të paguaj 18 milionë funta në arkën e Dortmundit dhe bën të tijin bomberin polak Robert Levandovski.

Pas paraqitjeve të shkëlqyera me fanelën e `milionerëve`, sulmuesi polak i Borusia Dortmund, sic duket nga sezoni i ardhshëm do të vesh bluzen e djajve të kuq nga qyteti i Mancesterit.

Sipas informacioneve nga e përditshmja gjermane `Bild`, Robert Levandovski tashmë ka arritur akordin me anglezët dhe pritet vetëm zyrtarizimi. `Bild` bën të ditur se 24 vjecari polak do të përfitoj 4 milionë funta në sezon nga kontrata e re me anglezët në një afat kohor prej 5 vjetësh.

Bomberi polak tashmë sic duket përfundimisht realizon dëshirën e tij të kahmotshme për tu bërë pjesë e kampionatit anglez dhe gjithë kjo pas tratativave të shumta të trajnerit Aleks Ferguson, i cili ka bindur drejtuesit e Mancesterit që tu paguajnë gjermanëve një dëmshpërblim prej 18 milonë funtash. Levandovski do tju bashkohet bashklojtarëve të tij në Mancester pas përfundimit të kampionatit gjerman dhe ndeshjeve në ligën e kampionëve me skuadrën e Dortmundit.

Lajme të ngjashme

Back to top button