Mosbindje qytetare

Kushtet për zbatim:

Kur qytetarët mendojnë se qeveria nuk punon për interesat e tyre (p.sh. ndërton përmendore, blen palma në vend se të investojë në struktura ekonomikisht të dobishme), nuk kanë ndikim në atë që merret si  vendim nga ana e qeverisë (p.sh. ndryshim të planeve urbanistike pa debat të gjerë, sjellje të buxhetit pa debat për të njëjtin), institucionet vihen në funksion të mbrojtjes  së qeverisë në vend se të qytetarëve (për shembull policia rrugore siguron hapësirë të lirë për të kaluar funksionarët e lartë të qeverisë, ndërsa nuk siguron trotuare për këmbësorët), qeveria nuk i respekton ligjet (p.sh. dërgohen ambasadorë  të cilët nuk i plotësojnë kushtet themelore për kryerjen e funksionit si ambasador).

Zakonisht, mosbindja qytetare përdoret si mjet në momentin kur sistemi është plotësisht i vënë nën kontroll të një grupi shumë të ngushtë të pushtetmbajtësve të cilët e dënojnë të menduarit ndryshe dhe nuk lejojnë kontroll mbi punën e tyre (p.sh. ndërpriten  mediumet të cilit i bëjnë problematike zgjidhjet e qeverisë, gjykatat dhe prokuroria publike nuk funksionojnë si pjesë të pavarura  të pushtetit të ndarë, Kuvendi është shndërruar në një makinë votimi, ligjet zbatohet në mënyrë selektive, mungojnë rregulla, procedura dhe kritere të cilat në mënyrë të barabartë zbatohen në raport me të gjithë qytetarët).

Qëllimet të cilat duhet të arrihen:

Të dëgjohet zëri i qytetarëve, të nxirret në pah pakënaqësia nga mënyra e funksionimit të qeverisë, të evitohet sindromi i problemit  të huaj dhe  të animohet pjesa më e madhe e qytetarëve, të ndalohet përdorimi i mëtutjeshëm i resurseve për nevojat e strukturës qeveritare, të krijohet situatë në të cilën është e qartë se qeveria ka humbur legjitimitetin e qeverisjes së vet, të shkatërrohet struktura aktuale qeveritare.

Mënyrat për të kryer mosbindje qytetare:

Mosbindja qytetare zakonisht shfaqet pa dhunë dhe janë të lejuara të gjitha mënyrat (me një sasi të madhe kreativiteti) të cilat mund në mënyrë të qartë ta bartin porosinë. Për shembull, demonstrata (zakonisht bëhet fjalë për demonstrata të vazhdueshme të një numri më të madh njerëzish para institucioneve konkrete), bllokimi i rrugëve (duke u ulur, shtrirë, kënduar e vizatuar në rrugë), moslejimin e ndërtimit të trapeve dhe karuseleve, ndalim i qarkullimit në hapësira konkrete, bllokim i ndërtesave administrative (sidomos të Qeverisë, Kuvendit, Gjykatës, rezidencës presidenciale, ministrive), vizatimi i mbishkrimeve, hakimi i ueb faqeve, grevë e  bardhë (kur shkohet në punë por nuk kryhen detyrat), mospërmbushja e detyrimeve qytetare etj.

Në çdo mënyrë të të shprehurit të mosbindjes qytetare duhet të ketë një simbolikë e cila ka të bëjë me ndryshimin konkret i cili kërkohet. Qytetarët duhet t’i kundërvihen pushtetit kur i njëjti abuzon. Për shembull, sillet buxheti në mënyrë të paligjshme dhe me pika buxhetore të cilat pasqyrojnë shpenzim joadekuat të parave të qytetarëve. Secili akt i shpenzimit të të hollave në mënyrë joadekuate mund të vështirësohet. Kjo do të thotë: duke qëndruar para buldozerëve, duke bllokuar përdorimin e materialeve, duke bllokuar dërgesat në doganë, duke vështirësuar dhe penguar punën e punëtorëve e kështu me radhë.

Burimi: Kvadraturanakrugot 

Përkthimi: Portalb

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button