Ahmeti kundër zgjedhjeve të parakohshme

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka takuar sot në selinë e BDI-së në Tetovë, Ambasadorin e Suedisë në Maqedoni, Lars Vahlund.

Bashkëbiseduesit folën rreth situatës aktuale politike në vend si dhe rreth kornizës së Bashkimit Evropian për marrjen e datës për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Gjatë takimit, ambasadori Vahlund shprehu interesimin e tij për zhvillimet politike në vend pas situatës së krijuar ditë më parë si dhe për angazhimin e vendit dhe të të gjitha partive politike për plotësimin e kornizës Evropiane nga samiti i fundit i Bashkimit Evropian si dhe zgjidhjes së çështjes së emrit.

Kryetari i BDI-së, Ahmeti u shpreh kundër zgjedhjeve të parakohshme dhe për sjellje konstruktive nga të gjithë politikbërësit në përputhshmëri me pritjet e Brukselit. Bojkoti i institucioneve dhe i zgjedhjeve, sipas Ahmetit, dëmton subjektet por edhe të ardhmen EuroAtlantike të shtetit dhe për këtë, siç shprehet ai, mbajmë përgjegjësi të gjithë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button