Shpallen fituesit e shpërblimeve të manifestimit “Ditët T”

Organizatorët e manifestimit “Ditët T” kanë bërë sot para përfaqësuesve të mediave tërheqjen me short të fituesve të shpërblimeve, të cilat i dhurojnë kompanitë sponsorë të këtij manifestimi. 

Fituesit janë si vijon (numri i biletave): 

-Pako telefon celular+numër prepaid nga GEMAK:

Bileta fituese: 00727, 00048, 00749

-Televizor LCD “24 nga NEPTUN: 

Bileta fituese: 00034

-2 bileta për të gjitha premierat e Teatrit Shqiptar gjatë vitit 2013: 

Bileta fituese: 00237, 01722, 01586 

-Komplet librash të autorit Ismail Kadare (20 vepra) nga Komuna e Çairit: 

Bileta fituese: 01569

-Qafore ekskluzive me logon e 100 vjetorit nga Smaragd Gold: 

Bileta fituese: 01281

-Komplet librash të autorit Rexhep Qosja (29 vepra) nga Libraria E Çarshisë: 

Bileta fituese: 00033

Shpërblimet mund të tërhiqen në Teatrin Shqiptar deri më 31 dhjetor, e hënë.

Ndryshe, nën moton “Ti je pjesë e trekëndëshit” nga 13-21 dhjetor Teatri Shqiptar – Shkup nën patronatin e Komunës së Çairit, dhe me mbështetje të Ambasadës së Republikës së Kosovës, Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, Librarisë së Çarshisë, si dhe ndërmarrjeve Gemak, Smaragd, Neptun, Zhurnal dhe të gjitha mediat e tjera në gjuhën shqipe, organizoi manifestimin “Ditët T”.  

Gjatë manifestimit u prezantuan 9 shfaqje, përkatësisht 6 shtëpi teatrore./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button