PDSH kërkon përgjegjësi nga kryeministri për dëbimin me dhunë të gazetarëve

PDSH ka kërkuar përgjegjësi nga kryeministri për skandalin me dëbimin e gazetarëve nga seanca kuvendore e 24 dhjetorit. Deputeti i PDSH-së Imer Aliu pyeti kryeministrin Nikolla Gruevski se çfarë masa ka ndërmarrë që të zbardhet rasti.

“Skena dhune nëpër Parlamente të ndryshme, por edhe të UE kemi parë në vazhdimësi, mirëpo tërheqje zvarrë të gazetarëve nga Parlamenti, ky po që është një zbulim i ri dhe që padyshim se ka një përgjegjës kryesor dhe ai përgjegjës është kryeministri I vendit. Ditën e hënë u ushtrua dhunë institucionale ndaj gazetarëve. Është e papërgjegjshme dhe ne si PDSH e dënojmë ashpër këtë akt. Problemi të jetë më i thellë, tërhiqen zvarrë dhe preken gazetarë dhe nuk luftohet krimi i organizuar në medium.  Pyetja konkrete për ju, çka keni marrë këto katër ditë nga dita e hënë kur ndodhi rasti, si përgjegjës kryesor  në aspektin kierarkik, që përgjegjësit e asaj katrahure ndaj gazetarëve të japin përgjegjësi” – ka pyetur Aliu.

Gruevski është përgjigjur se tani më ka bërë të njohur qëndrimin e tij, se shpreh keqardhje për ndodhitë me përfaqësuesit e mediave, duke shtuar se pret që zbardhja e rastit të përfundojë.

“Do ju përgjigjem se unë veç u prononcova për opinionin ditën e njëjtë kur ndodhën ato ngjarje, se shprehi keqardhje me situatat e pa lakmueshme me të cilat u ballafaquan gazetarët. Pastaj pasoi sqarimi nga ana e kryetarit të Parlamentit e cila mbrëmë u liferua edhe në mediume me shkrim kështu që mund të them se ai rast ka rrjedhën e vet dhe me siguri do të ketë edhe përfundimin e vet. Më vjen keq edhe për atë që ju ndodhi gazetarëve edhe jashtë Parlamenti që në disa situata kishte edhe tentative për sulm ndaj një gazetari të një televizioni që ishte regjistruar edhe nga kamerat dhe u transmetua edhe në mediume kështu që duhet të dënohen akte të tilla nga të gjitha, jo vetëm ngjarjet që ndodhën brenda për të cilat në një mënyrë shprehëm keqardhje për ata situate, por edhe për ngjarje do të thosha edhe më të këqija që ndodhën jashtë Parlamentit, gjegjësisht para Parlamentit ku kishim situatë të tentativës për sulm ndaj gazetarit nga ana e një kryetari aktual të komunës nga radhët e opozitës” – deklaroi Gruevski.

Por deputeti i PDSH-së Imer Aliu ka theksuar se nuk i intereson opinionit nëse kryeministrit i vjen keq apo jo, por se çfarë ka bërë që të zbardhet rasti. Për dëbimin e gazetarëve sot kaë ngritur zërin edhe vetë përfaqësuesit e mediave të cilët raportojnë nga Kuvendi. Menjëherë pas hapjes së seancës për pyetje deputetësh ato me fishkëllima dhe brohoritje ndaj Veljanovskit kanë lëshuar sallën./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button