Venezuela e gatshme për bisedime të reja me opozitën

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka deklaruar se qeveria e tij është e gatshme të fillojë një raund të ri të bisedimeve me opozitën të ndërmjetësuara nga Norvegjia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Maduro tha se ministri i Komunikimit, Jorge Rodriguz, zhvilloi një takim me një delegacion norvegjez.

“Jorge Rodriguez po zhvillon një bisedë. Ai priti ata këtu dhe tani ai po bashkërendon atë që mbeti e pazgjidhur me norvegjezët. Bisedimet u riaktivizuan”, tha Maduro.

Norvegjia ndërmjetësoi një dialog politik midis Venezuelës dhe opozitës në vitin 2019. Disa takime u zhvilluan derisa Maduro njoftoi pezullimin e bisedimeve pasi lideri i opozitës, Juan Guaido, tha se ai mbështeti urdhërat e presidentit amerikan, Donald Trump, për ngrirjen e aseteve të qeverisë venezueliane në territorin e SHBA-ve.

Në një deklaratë, qeveria tha se pezullimi i bisedimeve ishte për faktin se Guaido festoi, promovoi dhe mbështeti sanksionet e dëmshme kundër vendit. Maduro më pas riktheu të dërguarit e tij disa orë para se të hipnin në një aeroplan për t’u bashkuar me negociatorët e opozitës dhe ndërmjetësit norvegjezë në Barbados.

Diplomati norvegjez, Dag Halvor Mylander, më 24 korrik njoftoi se një delegacion nga Norvegjia vizitoi Karakasin.

Por opozita u përsëriti përfaqësuesve norvegjezë se procesi i dialogut përfundoi vitin e kaluar.

“Nuk ka asnjë proces dialogu që po zhvillohet në këtë moment dhe ne i përsërisim delegacionit norvegjez se vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme mund ta zgjidhin këtë krizë”, tha opozita.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button