Në Brazil, Meksikë dhe Indi vazhdon të rritet numri i të vdekurve nga COVID-19

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.129 vdekje, ndërsa në Meksikë 639 dhe në Indi 779, transmeton Anadolu Agency (AA).

Për shkak të virusit në 24 orët e fundit 1.129 njerëz kanë humbur jetën në Brazil i cili është vendi i dytë më i prekur nga pandemia e COVID-19.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë së Brazilit, me 57.837 rastet e reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur në 2.610.102 numri i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa me 1.129 vdekjet e reja në 24 orët e fundit numri i viktimave në Brazil ka arritur në 91.263.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorë është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 529.006 raste dhe 22.710 vdekje nga COVID-19.

Ndërkohë numri i personave të shëruar nga virusi arrin në 1.824.095. Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorë, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.

– Meksikë, numri i vdekjeve arrin në 46 mijë

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë së Meksikës, me 639 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 46 mijë. Ndërsa me 7.730 raste të reja është rritur në 416.179 numri i rasteve me COVID-19.

Deri më tani në vend janë shëruar 272.187 persona të prekur me COVID-19. Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt, ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

– Indi, 779 vdekje të reja nga COVID-19

Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë së Indisë thuhet se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 55.078 raste të reja duke e rritur në 1.638.870 numrin e rasteve, ndërsa me 779 vdekjet e reja në 24 orët e fundit është rritur në 35.747 numri i viktimave nga COVID-19.

Deri më tani numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 1.057.805 persona.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e tretë në botë përsa i përket numrit të rasteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button