Cërvenkovski: Kjo betejë doemos të fitohet

“Po, është e vërtetë, i pari kërceva parmakun. I pari depërtova kordonin policor, sepse kishte shumë spekulime në opinion, pse ndodhi kjo. Në atë moment na lajmëruan se deputetët tanë në Kuvend po rrihen dhe nxirren jashtë sallës kuvendore, theksoi kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski për ndodhitë para Kuvendit gjatë të hënës, bëri të ditur A1.on.

“Çka mund të bënim tjetër, pyet ai, përveçse të tentojmë t’ju ndihmojmë. Ky ishte qëllimi, të hyjmë në Kuvend, t’ju ndihmojmë kolegëve tanë, të cilët e mbronin rendin kushtetues dhe demokracinë në Republikën e Maqedonisë. Po, u zbatua dhuna, nuk ankohem, sepse e kam të qartë se me kë kemi punë, për çka janë të gatshëm, ne këtë do ta durojmë. Kjo betejë doemos të fitohet. Kjo betejë është më shumë se betejë midis dy partive, midis pushtetit dhe opozitës, kjo është betejë për ardhmërinë e vendit”, theksoi Cërvenkovski. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button