RMV, brenda dhjetë viteve, 23,6% më pak nxënës të regjistruar në shkolla të mesme

Në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë nga viti në vit ulet numri i gjeneratave hyrëse dhe i numrit të përgjithshëm të nxënësve apo studentëve. Rënie më të madhe prej 23.6 për qind në periudhën prej dhjetë vitesh është shënuar te numri i regjistruar i nxënësve të shkollës së mesme.

Në publikimin “Maqedonia e Veriut në numra, 2020” të cilën jo moti e publikoi ESHS në të dhënat për arsimin në vend (fq. 21) është theksuar se në vitin shkollor 2008/09 ka pasur 94.387 nxënës të shkollës së mesme, pas pesë vitesh (2013/14) numri ka rënë në 86.936, ndërsa në pesë vitet e fundit ka vazhduar ulja ashtu që në vitin 2018/19 janë regjistruar 72.123 nxënës të shkollës së mesme, transmeton MIA.

Në periudhën e njëjtë, ka rritje të numrit të arsimtarëve në shkollat e mesme. Para 11 vitesh ka pasur 6.720 mësimdhënës në arsimin e mesëm, ndërsa 7.597 në vitin 2018/19. Shkolla të mesme në 2008/09 janë evidentuar 114, 119- pesë vite më vonë dhe 138 në vitin 2018/19.

Rënie e numrit të nxënësve të regjistruar ka edhe në arsimin fillor, për 13.1 për qind në vitin 2018/19 në krahasim me vitin 2008/09.

Në vitin 2008/09 numri i filloristëve ka qenë 217.685, pesë vite më vonë (2013/14) numri ka rënë në 192.152, ndërsa në vitin 2018/19 ka vazhduar trendi negativ dhe mësimin në arsimin fillor e kanë ndjekur 189.236 nxënës. Është ulur numri edhe në shkolla fillore- para 11 vitesh ka pasur 1052, ndërsa më 2013/14 numri është ulur për dhjetë (1042) sa ka pasur edhe në vitin 2018/19.

Për 15.4 për qind është ulur edhe numri i studentëve të regjistruar. Në vitin 2008/09 kanë qenë 63.437, në vitin 2013/14- 57.746, ndërsa në viitin 2018/19 numri ka rënë në 53.677 studentë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button