Pyetje deputetësh në “Zhena Park”

Gjatë mbajtjes së seancës për pyetje deputeti, opozita e kryesuar nga LSDM-ja në parkun “Zhena borec” (Gruaja luftëtare), përballë Kuvendit, organizoi, siç e quajtën, Parlament qytetar.

Përfaqësues të opozitës dhe qytetarët parashtronin pyetje deri te Qeveria. Jani Makraduli, deputet dhe kandidat për kryetar të qytetit të Shkupit e paralajmëroi parashtrimin e pyetjeve, duke theksuar se ata sot gjenden në vendin ku janë pyetjet e duhura.

Parlamentin qytetar e kryesoi Kalinka Gaber, njëra nga asistentët e grupit parlamentar e cila tha se është përzënë nga Kuvendi pa paralajmërim paraprak.

“Sot Parlamenti i vërtetë është këtu. Në Kuvend ndoshta do t’i shikoni incizimet se si policia rreah deputetët. Na nxorën në rrugë, por s’do të na heshtin”, tha Makraduli. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button