Pas tradhtisë, në disa raste falja është zgjidhja e duhur

Në mesin e gjërave më të vështira për tu bërë, është padyshim falja pas tradhtisë. Por kur falja ndodh jemi të gjithë më mirë, qoftë sepse është gjetur guximi për të zgjidhur dhe kapërcyer gjithçka që shkonte keq, apo për të lënë pas krahëve gjithçka që ka ndodhur.
 
Nëse ajo që u pengon për të falur një pabesi është krenaria dhe mbushemi me agresivitet që nuk iu lë të vijoni jetën qetësisht, falja paraqitet gjithnjë si zgjidhja më e mirë.
 
Por ama, falja duhet të ndodhë në mënyrë të sinqertë, e ardhur nga një refleksion i thellë, në mënyrë që të evitohet rreziku që tradhtia apo mungesa e besimit të humbë sërish.
 
Studiuesit theksojnë se falja jepet me vështirësi për personat e dashur, pasi mblidhet inat, trishtim, madje edhe frikë për fundin e raportit.
 
Sakaq nëse personi që iu ka dëmtuar e pranon gabimin e tij, sugjerohet që të mos shihet më mbrapa, pasi mund të bëni një shkëputje që do ju kushtojë gjithë jetën./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button