Pushim dimëror falas për njëmijë fëmijë

Njëmijë fëmijë nga familjet me rrezik social dhe fëmijë shfrytëzues të shtesës speciale në janar do të mund të shkojnë në pushim dimëror falas në barrë të shtetit, transmeton MIA.

Realizimi i kësaj mase, siç sqaroi në konferencën e sotme për shtyp ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Spiro Ristovski, është mundësuar me sjelljen në kohë të buxhetit për vitin e ardhshëm, në të cilin janë planifikuar edhe mjetet për dërgimin e fëmijëve në pushim dimëror në lartësi prej 8 milionë denarëve.

“Miratimi i Buxhetit për vitin 2013 për ne ishte veçanërisht i rëndësishme për realizimin e këtij projekti. Nëse nuk do të miratohej Buxheti ekzistonte rrezik që kjo masë të realizohet pasi që të financohet në bazë të programit të veçantë të cilin e sjell Qeveria, i cili, si edhe çdo tjetër, sillet pasi të votohet Buxheti”, tha Ristovski.

Fëmijët, sqaroi Ristovski, do të ndahen në tre grupe. Grupi i parë prej 400 fëmijë do të shkojë në pushim dimëror prej 2 deri më 8 janar, i dyti prej 8 deri në 14, i treti prej 14 deri më 20 janar. Fëmijët do të shkojnë në pushim dimëror në pushimoren Pelister në Manastir ose në Bunec në Mavrovë. Transporti do të organizohet nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button