Shkup, vazhdon tradita e shpërndarjes së bakllavasë për Bajram

Qytetarët e Shkupit të cilët pasditen e sotme kaluan në sheshin “Maqedonia” patën mundësinë të shijojnë një copë bakllava, të cilën e shpërndau Shoqata edukative “Parimi Kulturor” për nder të festës muslimane të Kurban Bajramit, raporton Anadolu Agency (AA).

Kanita Bakiu nga “Parimi Kulturor” njoftoi se ky aktivitet organizohet për të tetën herë me radhë në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.

Duke iu referuar pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), gjatë së cilës këtë herë Kurban Bajrami do të shënohet në kushte ndryshe nga herët tjera, Bakiu tha se kanë ndryshuar edhe paketimin e bakllavasë që po shpërndahet duke e vendosur atë në plastikë.

“Presim që të ketë më shumë njerëz që do të provojnë bakllavanë e përgatitur për ta. Por siç e shohim nuk ka intensitet të madh sikurse viteve të tjera, shkaku i situatës në të cilën ndodhemi”, tha Bakiu.

Nën moton “Një copë bakllava për Kurban Bajram”, kjo shoqatë nga Shkupi tashmë tradicionalisht shpërndan bakllava në sheshin e Shkupit, me mesazhin që të shpërndajnë “paqe dhe dashuri tek të gjithë njerëzit, pavarësisht fesë apo kombit të tyre”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button