Qeveria i publikoi emrat e ndërmarrjeve kanë marrë para shtetërore dhe nuk ua kanë dhënë punëtorëve

Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka publikuar listën me të gjitha ndërmarrjet të cilët kanë marrë para shtetërore, ndërkaq më pastaj i kanë keqpërdorur duke mos ua dhënë punëtorëve, Ndërmarrjet janë nga të gjitha qytetet, por më së shpeshti janë me seli në Tetovë, Strugë, Kumanovë dhe Shkup, njofton Portalb.mk.

Listën e ndërmarrjeve mund ta shihni: KËTU

Qeveria njoftoi se do të kërkojë nga Prokuroria që të konstatojë përgjegjësi penale për ndërmarrjet.

Përndryshe, një pjesë e ndërmarrjeve nën trysni të opinionin dje kanë filluar që t’i paguajnë rrogat për punëtorët. Organizatat sindikale kanë kërkuar përgjegjësi penale dhe sanksione të ashpra për ndërmarrjet që e kanë keqpërdorur ndihmën financiare.

Këtë javë, Drejtoria e të Ardhurave Publike zbardhi se pronarët e 708 kompanive nga Shkupi, Tetova, Struga, Gostivari dhe Kumanova kanë marrë para nga shteti, por asnjë denarë nuk e kanë transferuar te punëtorët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button