Brazili hap pjesërisht kufijtë e mbyllur për shkak të COVID-19

Qeveria në Brazil, vendi më i prekur nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) në Amerikën Latine, lejoi që të huajt në vend të hyjnë vetëm nëpërmjet rrugës ajrore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të mediave braziliane të bazuar në gazetën zyrtare, qeveria ka vendosur pjesërisht hapjen e kufijve, që mbeten të mbyllura për të huajt që nga muaji mars për shkak të COVID-19.

Të huajt do të lejohen të hyjnë në vend nëpërmjet rrugës ajrore, ndërsa kufijtë tjerë do të qëndrojnë të mbyllur deri në fund të gushtit.

Në këtë kuadër, të huajve do t’u lejohet të qëndrojnë më së shumti 90 ditë në vend, ndërsa do të jetë e detyrueshme sigurim shëndetësor gjatë qëndrimit në Brazil.

Nga vendimi u përjashtuan shtetet Mato Grosso do Sul, Paraiba, Rondonia, Rio Grande do Sul dhe Tocantins. Aeroportet në këto shtete do të qëndrojnë të mbyllura deri në fund të gushtit.

Brazili, vendi më i prekur nga COVID-19 në botë pas SHBA-ve, deri më sot ka raportuar 2.552.265 raste dhe 90.134 vdekje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button