Ngjarjet në Siniçan, Prokuroria Publike do ta hetojë ndërtimin e ujësjellësit dhe veprimin e prokurores së Tetovës

Zhvillimet në Siniçan rreth fillimit të ndërtimit të sistemit të ujësjellësit do të hetohen nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë të Veriut (PPRMV). Ata informojnë se Prokuroria e lartë Publike do të hetojë rastin, si dhe veprimet e prokurores të Tetovës Lejla Kadriu, njofton Portalb.mk.

“Për shkak të informacioneve të ndryshme në media dhe në rrjetet sociale në lidhje me pjesëmarrjen e Prokurorit Publik nga Prokuroria Themelore Publike Tetovë Lejla Kadriu në vendin ku janë kryer punimet e ujësjellësit në Tetovë dhe më shumë paqartësi në veprimet e saj. Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë të Veriut sot me shkrim ka kërkuar nga Prokuroria e lartë publike e Gostivarit për të inspektuar çështjen, bazuar në nenin 27 paragrafi 5 dhe nenin 28 paragrafi 1 të Ligjit për Prokurorinë Publike”, thuhet në deklaratë.

Pas inspektimit, Prokuroria e lartë Publike në Gostivar duhet të dorëzojë menjëherë informacionin, dhe pas pranimit të analizës së informacioneve të marra, Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë të Veriut do të marrë vendim adekuat, sipas PPRMV.

“Duhet të inspektohet për cilin krim dhe kundër cilit autorët në rastin konkret zhvillohet procedurë parahetimore ose hetimore, mbi bazën e të cilave dyshime është iniciuar procedura dhe çfarë informacioni dhe prova i janë paraqitur prokurorit publik për të hapur çështjen, si çështja iu caktua prokurorit, kur dhe çfarë veprimesh ai ndërmori dhe cilat urdhra i ka dhënë. Prokurorët e lartë publik gjithashtu duhet të kontrollojnë nëse, në përputhje me ligjin dhe udhëzimin e detyrueshëm, për veprimet konkrete është dashur ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe posaçërisht nëse është përpiluar procesverbal për kontroll, nëse prokurori e ka marrë udhëheqjen me veprimin në pajtim me nenin 41 nga Ligji për procedurë penale dhe nëse për këtë e ka informuar policinë, nëse disa veprime janë ndërmarrë në kundërshtim me funksionin prokurori publik, si dhe rrethana të tjera relevante në ngjarjen konkrete”, thonë nga PTHPRMV.

Situata në Siniçan vazhdon të jetë e tensionuar. Nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë thonë se ata qëndrojnë në vendngjarje për të shmangur konfliktet që mund të ndodhin mes banorëve të fshatrave Urviç dhe Siniçan dhe se do të tërhiqen sapo të marrin urdhrin me shkrim nga prokuroria. Nga ana tjetër Komuna Bogovinës fajin ja hedh SPB-së duke theksuar se ata nuk qëndrojnë për të mbajtur situatën në kontroll, por për të ndaluar punimet.

Vendbanimi Siniçan gjatë kohë ka problem me ujin e pijshëm. Edhe pse u morën iniciativa nga vetë banorët e fshatit për të punuar dhe për të rregulluar një gyp për ujësjellës të përkohshëm, sërish nuk kanë arritur të zgjidhin problemin.

LEXO: Situata në Siniçan, Policia pret urdhër me shkresë nga Prokuroria për t’u tërhequr nga vendi ku punohet ujësjellësi

LEXO: Përpjekje e pasuksesshme për ndërtimin e ujësjellësit në Siniçan, policia në vendin e ngjarjes!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button