Banorët e fshatit Siniçan ndjehen të shqetësuar, ende nuk kanë ujë për pije

Banorët e fshatit Siniçan  ndjehen të shqetësuar sepse ende nuk kanë ujë për pije. Të pyetur nga Portalb thanë se është e drejtë e tyre që të furnizohen me ujë për pije dhe se kanë marrë vetë iniciativën e tyre për të zgjidhur këtë problem, ndërkaq Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) nuk u lejon të punojnë. Nga ana tjetër banorët e vendbanimit Urviç thanë se intervenimi i policisë është i domosdoshëm që të mos ketë keqkuptime, sepse burimi ku punohet ujësjellësi i takon fshatit Urviç, njofton Portalb.mk

Njëri prej banorëve të fshatit Siniçan që ishte prezent në vend ngjarje deklaroi se ata kanë të drejtën sipas këshillit komunal për të punuar por policia nuk i lejon.

“Unë për momentin jam në vend ngjarje, policia është e koncentruar krejt në pjesën e epërme ku zhvillohen punimet për të mos lejuar punimet sepse përplasje mes banorëve të vendbanimeve Urviç dhe Siniçan nuk ka, që policia të ndërmjetësoj ose të mbroj. Punimet kanë filluar por, gati 3 javë punët janë ndërpre dhe nuk është lejuar të punohet. Ndërkohë policia deklaron tjetër gjë prej institucioneve kinse ata janë atje për të mos u përballur banorët e të dy fshatrave.  Disa ditë me radhë vetëm banorët e fshatit Siniçan janë këtu lartë me përkrahjen e komunës për të vazhduar punimet ndërkaq, protesta e vetme e banorëve të Urviçit ka qenë sot 5 ose 6 persona kanë dalë në rrugë edhe atë jo në formë proteste, thjesht për t’u përballur me inspektoratin i cili ka ardhur këtu për t’a konstatuar  gjendjen. Në këtë rast banorët e fshatit Siniçan kanë të drejtën e ujit për pije sipas vendimit të këshillit komunal, banorët vet e financojnë këtë projekt me ndihmën e komunës megjithatë, policia pa të drejtë kërkon dokumentacion prej kryesit të punës. Dokumentacionin e hulumtimit të ujit, që tregon se uji a është për pije apo jo. Pra, policia tenton të bëj punën e inspektoratit. Gjithashtu policia nuk ka dalë zyrtarisht tua sqarojë as banorëve as komunës me dokument se çka konkretisht kërkojnë ata”- tha njëri nga banorët e fshatit Siniçan.

Nga ana tjetër nga banorët e fshatit Urviç na thanë se intervenimi i policisë është i domosdoshëm që të mos ketë keqkuptime, sepse burimi ku punohet ujësjellësi i takon fshatit Urviç.

“Rreth 1 muaji kur banorët e fshatit Siniçan filluan me punimet banorët e fshatit Urviç u grumbulluan një masë rreth 100 veta dhe shkuan atje lartë të shohin vendin se ku bëhen punimet. Është dashur patjetër të intervenojë policia që mos ketë keqkuptime ose konflikte. Ne jemi njerëz dhe duhet të marrim përsipër pozitën e atyre se nuk kanë ujë për pije por, burimi është në vend të fshatit Urviç ku ne kemi dhe arrat tona aty ku kalojnë mjetet për punë pa lejen tonë. Jo shumica prej 100 personave e kanë të njëjtin mendim që do shkojnë do ballafaqohen atje lartë por ka disa që mund të bëjnë ndonjë problem, dhe intervenimi i policisë në këtë rast  është i domosdoshëm. Ndërsa, policia ka qenë e lajmëruar nga ana e banorëve të Urviçit”- tha njëri nga banorët e fshatit Urviç.

Ndryshe, banorët e vendbanimin Siniçan kanë filluar të punojnë që një muaj më herët por, gati tre javë policia nuk lejon të vazhdojnë punimet. Në lidhje me këtë mund të lexoni edhe : Përpjekje e pasuksesshme për ndërtimin e ujësjellësit në Siniçan, policia në vendin e ngjarjes! dhe Situata në Siniçan, Policia pret urdhër me shkresë nga Prokuroria për t’u tërhequr nga vendi ku punohet ujësjellësi. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button