Sela reagoi ndaj ngjarjeve në Siniçan: Pas kësaj fshihen bizneset e funksionarëve të BDI-së

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka dalë sot me një reagim ndaj ngjarjeve të ditëve të fundit në lidhje me ujësjellësin në vendbanimin Siniçan. Sela pretendon se bëhet fjalë për hakmarrje ndaj banorëve të Siniçanit dhe kryetarit të Komunës së Bogovinës, pasi një vit më parë nuk lejuan që të ndërtohet hidrocentrali në këtë zonë. Ai tha se nuk do të lejojnë hakmerrjen ndaj kryetarit të Bogovinës dhe qytetarëve të Siniçanit, për atë se dikush ka dashur të bëjë biznes me hidrocentralin në të njëjtin vend ku qytetarët dëshirojnë të marrin ujë të pijshëm, njofton Portalb.mk.

Sipas tij qytetarët në Maqedoninë e Veriut e kanë të qartë se gjyqësia është politizuar por risia është se shteti tani po bëhet shtet policor.

“Është skandaloze prokurori t’i japë urdhër policisë që të lejojë qytetarët e Bogovinës të punojnë dhe të sigurojnë ujë të pijshëm ndërsa ata edhe sot e kësaj dite me urdhrin e Agim Nuhiut, ministër i Punëve të Brendshme, akoma rrinë atje, edhe pse banorët e Siniçanit gjatë gjithë natës kanë qëndruar atje për ta mbrojtur të drejtën e tyre të ndarë edhe nga gjyqësia. Ky duhet të jetë alarm për të gjithë qytetarët për të gjitha institucionet të cilat akoma besojnë në demokraci për të parandaluar tendenca të tilla dhe dukuri të shtetit policor. I bëj thirrje faktorit ndërkombëtar të bëj gjithçka për respektimin e ligjeve në këtë shtet. Normal se nga kryetari i komunës nuk u është dhënë leje për ujë të pijshëm”, deklaroi Sela.

Kreu i Aleancës beson se, pas gjithë kësaj pune theksoi fshihet edhe bashkësia e biznesit e funksionarëve të BDI-së, të cilët në vend se të punojnë, siç u shpreh ai, pasi e kanë marrë mandatin për sigurimin e kushteve minimale për jetesë në të gjithë rajonin e Pollogut, ata merren me punë të tilla.

Ndërkohë, situata në Siniçan vazhdon të jetë e tensionuar. Nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë thonë se ata qëndrojnë në vendngjarje për të shmangur konfliktet që mund të ndodhin mes banorëve të fshatrave Urviç dhe Siniçan dhe se do të tërhiqen sapo të marrin urdhrin me shkrim nga prokuroria. Nga ana tjetër Komuna Bogovinës fajin ja hedh SPB-së duke theksuar se ata nuk qëndrojnë për të mbajtur situatën në kontroll, por për të ndaluar punimet.

Vendbanimi Siniçan gjatë kohë ka problem me ujin e pijshëm. Edhe pse u morën iniciativa nga vetë banorët e fshatit për të punuar dhe për të rregulluar një gyp për ujësjellës të përkohshëm, sërish nuk kanë arritur të zgjidhin problemin.

LEXO: Situata në Siniçan, Policia pret urdhër me shkresë nga Prokuroria për t’u tërhequr nga vendi ku punohet ujësjellësi

LEXO: Përpjekje e pasuksesshme për ndërtimin e ujësjellësit në Siniçan, policia në vendin e ngjarjes!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button