Shqiptarët mund të aplikojnë për bursa vetëm në maqedonisht!

Studentët shqiptarë në masë shumë të vogël kanë aplikuar për bursa studentore të cilat i ndan Ministria për arsim dhe shkencë e Maqedonisë, kështu thotë zëvendës ministri i këtij dikasteri, Safet Neziri. 

Por, disa studentë për Portalb shprehin shqetësime se aplikimi në veb faqen e MASH-it është vetëm në maqedonisht, për të cilën gjë në ministri nuk mund të japin sqarime.

‘Në bazë të informative që i kam unë, nuk ka pasur ndonjë interesim shumë të madh nga pala shqiptare për të konkurruar për fat të keq, edhe pse unë këtë e kam promovuar në mënyrë mediatike. Ajo që është me rëndësi unë kam fut njerëz të besueshëm në Komision nuk ka probleme. Problemi rrjedh nga natyra tjetër teknike, shpesh herë kandidatët të cilët konkurrojnë në mënyrë elektronike, të dhënat e tyre nuk korrespondojnë me atë që e kanë deklaruar. Për shembull deklaron që prindi merr 8 mijë denar rrogë, ndërsa të dhënat e DAP-it thonë se ai merr 25 mijë denarë’ tha Neziri.

‘Unë jam student me notën mesatare 9.9 dhe dëshiroj që të aplikoj për bursën A në MASH, mirëpo nuk mendoj që është e drejtë unë të plotësoj të gjithë formularët në gjuhën maqedonase dhe t’i përgatis të gjithë dokumentacionin në po atë gjuhë. Ky është diskriminim! Duhet të ketë me çdo kusht një version në gjuhën shqipe, duhet të gjithë studentët të reagojnë për këtë’ thotë për Portalb Liridona Vejseli, studente e gazetarisë në USHT.

‘Po shpesh herë e kemi biseduar këtë edhe me koleget e fakultetit. Asgjë nuk është në shqip, të gjitha formularët ishin katër që të gjitha maqedonisht. Edhe disa dokumente që duhet ti marrim në komunë, edhe ata ishin në gjuhën maqedonase, me të vërtetë është pak më vështirë, pse mos të jenë në shqip’, tha Vjollca Aliti, studente në fakultetin e gazetarisë në USHT.

Neziri na tha se konkursi ka qenë në dy gjuhësi, ndërsa sa i përket aplikimit ajo ishte vetëm në maqedonisht.

‘Konkursi ka qenë në dy gjuhësi, sa i përket aplikimit pse në maqedonisht nuk mund të jap ndonjë sqarim në këtë moment, nuk e di si ka qenë përpara, tash për herë të parë jam këtu dhe nuk e di si ka qenë përpara’ precizon Neziri./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button