Situata në Siniçan, Policia pret urdhër me shkresë nga Prokuroria për t’u tërhequr nga vendi ku punohet ujësjellësi

Situata në lidhje me ujësjellësin në vendbanimin Siniçan vazhdon të jetë e njëjtë. Nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë thonë se ata qëndrojnë në vendngjarje për të shmangur konfliktet që mund të ndodhin mes banorëve të fshatrave Urviç dhe Siniçan dhe se do të tërhiqen sapo të marrin urdhrin me shkrim nga prokuroria. Nga ana tjetër Komuna Bogovinës fajin ja hedh SPB-së duke theksuar se ata nuk qëndrojnë për të mbajtur situatën në kontroll, por për të ndaluar punimet, njofton Portalb.mk.

Siniçan, protestë, ujësjellësi, Bogovinë
Foto: Arbnora Mehmeti

Nga SPB-Tetovë thonë se në vend ngjarje nuk ka qenë prezent asnjë banor i vendbanimit Urviç, por ata janë grumbulluar dhe kanë tentuar për të shkuar në vend me pretekstin se burimet prej ku duhet të marrë ujë ujësjellësi i takojnë rajonit të tyre.

“Sot njëherë për njëherë nuk kemi pasur ndonjë ngjarje të re, pritet edhe urdhri i prokurorisë me shkrim të arrijë në vend që të mundet të vazhdohet me punimet normale. Ne atje kemi dalë me kërkesë të banorëve, edhe atë tri herë, kërkesa e parë ka qenë me 2 korrik e dyta me 22 korrik dhe treta ishte dje. Edhe pse në vend ngjarje nuk ka qenë prezent asnjë banor i vendbanimit Urviç, ata janë grumbulluar dhe kanë tentuar për të shkuar në vend me pretekstin se burimet që duhet të bëhet ujësjellësi i takojnë rajonit të Urviçit, por ne vazhdimisht i kemi paralajmëruar të mos grumbullohen dhe mos të shkojnë në vend që të mos ketë ndonjë incident, pra me një fjalë prezenca jonë atje është për t’ju shmang ndonjë konflikti. Me 28 korrik kryetari Komunës së Bogovinës ishte në një takim me kryesin e SPB Tetovë për të gjetur një zgjidhje në lidhje me këtë çështje”, deklaruan nga SPB.

Siniçan, protestë, ujësjellësi, Bogovinë
Foto: Arbnora Mehmeti

Nga ana tjetër Komuna Bogovinës ia hodhi fajin SPB-Tetovës duke theksuar se ata nuk janë aty për t’i shmangur konfliktet, por për t’i ndaluar punimet për ujësjellësin.

“SPB nuk lejon që të fillojnë punimet, nuk mund të ketë konflikt kur vetëm njëra palë është këtu dhe tjetra jo. Ata thonë se marrin urdhra nga lartë, por nga kush nuk dihet. Edhe pse prokurorja ju sqaron se urdhrat e saj janë të vlefshme qoftë me gojë qoftë me shkrim dhe ju jep urdhër të largohen, por ata sërish nuk largohen, thanë nga Komuna Bogovinës.

Dje prokurorja Lejla Kadriu, ishte në vendin e ngjarjes dhe urdhëroi policinë që të largohet, pasi që sipas saj, sigurimi i banorëve me ujë të pastër është i domosdoshëm për banorët, sidomos në këtë kohë të pandemisë me KOVID-19. Megjithatë, Policia nuk u largua, dhe ashtu siç sqarojnë, e presin që urdhri të vijë me shkrim.

Siniçan, protestë, ujësjellësi, Bogovinë
Foto: Arbnora Mehmeti

Të revoltuar nga ndalimi i punimeve, banorët e fshatit kanë dalë në protestë, përballë policisë, të cilët i ka përkrahur me prezencë edhe vetë kryetari i Komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili.

Siniçan, protestë, ujësjellësi, Bogovinë
Foto: Arbnora Mehmeti

Ndryshe, vendbanimi Siniçan gjatë kohë ka problem me ujin e pijshëm. Edhe pse u morën iniciativa nga vetë banorët e fshatit për të punuar dhe për të rregulluar një gyp për ujësjellës të përkohshëm, sërish nuk kanë arritur të zgjidhin problemin.

Siniçan, protestë, ujësjellësi, Bogovinë

LEXO: Përpjekje e pasuksesshme për ndërtimin e ujësjellësit në Siniçan, policia në vendin e ngjarjes!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button