Koronavirusi ka ndikuar të ketë rënie të madhe të tregtisë në tregun e patundshmërive

Të dhënat nga Regjistri i çmimeve dhe qirave i Agjencisë për kadastër të patundshmërive zbulojnë zvogëlim drastik të vëllimit të tregtisë në tregun e patundshmërive në periudhën nga 1 prill deri 30 qershor të këtij viti. Në tremujorin e dytë të vitit 2020, kur u intensifikua kriza e shkaktuar nga koronavirusi, janë evidentuar gjithsej 4.073 transaksione, që është për 3.085 më pak transaksione në krahasim me tre muajt e parë të vitit, njofton Portalb.mk.

Në këtë periudhë, në Regjistrin e çmimeve dhe qirave janë regjistruar gjithsej 3.197 shitje të patundshmërive, që paraqet rënie për 1.738 shitje në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2020. Lidhur me qiratë, janë regjistruar 876 qira në gjithë territorin e shtetit, që paraqet zvogëlim në krahasim me qiratë e tremujorit të parë për 1.347 transaksione.

Në periudhën prill-qershor 2020, në vend janë shitur 681 banesa të reja që është për 38 banesa më pak se tremujori i parë në vitin 2020.

Sipas statistikës së Agjencisë për kadastër të patundshmërive, deri në fund të qershorit, në gjithë territorin e shtetit ka 6.436 banesa që janë ndërtuar, e që ende nuk janë shitur dhe ofrohen në tregun e patundshmërive. Për dallim nga tremujori i kaluar, këtë tremujor ka rritje të shtëpive të pa shitura për 4 banesa shtesë.

“Gjithashtu, në Agjencinë për kadastër të patundshmërive janë lëshuar 12.902 fletë për para-shënim të objekteve që sugjeron se këto objekte janë në fazë ndërtimi dhe së shpejti do të jenë në tregun e patundshmërive. Mund të konstatohet që numri i objekteve të reja për momentin e plotëson kërkesën për banesa të reja”, konstatohet në raport.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button