fbpx

Trajkoviç kundër Ushtrisë së Kosovës

Deputetja në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkovic ka shfaqur shqetësimin e vet ndaj paralajmërimit e për formimin Ushtrisë së Kosovës.

“Ushtria që do të jetë me komandë shqiptare është faktor destabilizimi i serbëve në hapësirën e Kosovës marrë para sysh se ajo do të jetë ushtri shqiptare me një pjesëmarrje të parëndësishme të popujve të tjerë në të. Formimi i ushtrisë së tillë në rajonin e përfshirë nga konfliktet ndëretnike do të përjetohej si rrezik”, ka thënë ajo, njofton Blic.

Siç transmetojnë mediat, Rada Trajkovic ka apeluar që projekti i çmilitarizimit të Kosovës të jetë realitet me garanci të ushtrisë së Serbisë, të Shqipërisë, të Malit të Zi, të Maqedonisë dhe të forcave të NATO-s në Kosovë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button