RMV, një 26-vjeçar e ka humbur jetën duke vozitur trotinet elektrik

Dje pasdite, një 26-vjeçar nga Manastiri e ka humbur jetën, pasi që duke e drejtuar trotinetin e tij elektrik ka bërë ndeshje me një automjet, njofton Portalb.mk.

“Më 29.07.2020 në ora 13:49 ka ndodhur aksident trafiku në udhëkryqin e rrugës “8 Shtatori” dhe rrugës “Aron Aroesti” në Manastir, në të cilën kanë marrë pjesë një automjet “Volksvagen  Turan”, me targa të Manastirit, i drejtuar nga F.J. (21) nga Manastiri dhe një trotinetit elektrik të drejtuar nga O.P. (26) nga Manastiri. Pas aksidentit, O.P. është dërguar në Spitalin Klinik të Manastirit, ku i është dorëzuar plagëve. Ekipi i SPB Manastir ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi”, informojnë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button