“Higjiena komunale” vendosi kontejnerë të posaçëm për hedhjen e mbetjeve organike për Kurban Bajram

NP Higjiena Komunale-Shkup edhe këtë vit do të vendosë kontejnerë të posaçëm për hedhjen e mbetjes organike gjatë festës së Kurban Bajramit.

Drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Abdusamed Shabani, sot ne konferencën për shtyp i informoi qytetarët se edhe këtë vit në të gjitha komunat e Shkupit ku festohet festa fetare Kurban Bajrami, Ndërmarrja do të vendosë kontejnerë të posaçëm me nxënie prej 5m3 në të cilët qytetarët mund ta hedhin mbetjen organike.

“Në këtë periudhë kur të gjithë bashkë luftojmë me pandeminë e virusit Kovid-19, hedhja e pakontrolluar e mbetjes organike mund të shkaktojë pasoja të shumta mbi mjedisin jetësor dhe shëndetin e qytetarëve. Vitin e kaluar, NP Higjiena Komunale-Shkup, për herë të parë vendosi enë të posaçme ku besimtarët e hodhën mbetjen organike gjatë festës së Kurban Bajramit dhe ishim shumë të kënaqur me rezultatet nga ky aksion, ku ndjeshëm u zvogëlua hedhja e mbetjes organike në sipërfaqe publike. Për këto arsye, vendosëm që edhe këtë vit të vendosim 17 enë të tilla në më shumë lokalitete në komunat Çair, Butel, Gazi Babë, Shuto Orizare dhe Saraj, që ekipet tona të munden me kohë ta ngrenë dhe ta transportojnë këtë lloj të mbetjes, për të shmangur përhapjen eventuale të sëmundjeve ngjitëse dhe kundërmimin e pakëndshëm”, tha drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Abdusamed Shabani, transmeton MIA.

Në konferencën për shtyp mori pjesë edhe myftiu i Shkupit, Kenan Ismaili, i cili u bëri thirrje të gjithë besimtarëve myslimanë mbetjen organike mos ta hedhin në sipërfaqe publike, kështu duke dhënë kontribut në mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe të afërmeve të tyre.

Kontenjerë për hedhjen e mbetjes organike

Lokalitetet ku do të vendosen enët për hedhjen e mbetjes organike janë si vijon: Shuto Orizare – 3 Kontejnerë (stacioni i fundit i autobusit nr.19, Marketi Harbin, në afërsi të nënkalimit); Butel – 2 Kontejnerë (në afërsi të xhamisë Fetah Efendi, Xhamia Bedër- Butel 1); Gazi Babë – 2 Kontejnerë (Xhamia Hasanbneg, Stadiumi Gazi Babë); Çair – 4 Kontejnerë (ish-lokaliteti i NPHKSH, në afërsi të restorantit FA-FA, Xhamia e Re në Çair, në afërsi të Teqes në Dyqangjik), Saraj – 5 Kontejnerë (Komuna e vjetër -Saraj, Medreseja Isa Beu – Kondovë, f. Sfillare afër varrezave, Nerezi i Poshtëm; 6. Ish-selia e Myftinisë së Shkupit- Kalaja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button