CIVIL: Shteti të sanksionojë ashpër kompanitë që kanë marrë ndihmë financiare dhe nuk kanë paguar punëtorët

CIVIL ka reaguar ndaj keqpërdorimeve të ndihmës financiare nga kompanitë, të cilat kanë marrë para nga shteti për përballje me pandeminë e koronavirusit, por nuk ua kanë paguar punëtorëve, transmeton Portalb.mk.

Në komunikatën e dërguar me shkrime, CIVIL ka dënuar ashpër veprimet e kundërligjshme dhe çnjerëzore, siç kanë theksuar, të punëdhënësve që kanë marrë mbështetje financiare nga shteti dhe – në vend që të paguajnë punonjësit e tyre – ata i kanë mbajtur paratë për vete. Kjo, thonë nga CIVIL, është sjellje e paimagjinueshme e turpshme dhe krejtësisht e papranueshme që menjëherë duhet të sanksionohet.

“Mbështetja financiare nga shteti ishte për menaxhimin e krizës së shkaktuar nga Kovid-19, përkatësisht për të mbrojtur vendet e punës të punëtorëve, ndërsa jo që punëdhënësit të përfitojnë në mënyrë të paligjshme në kurrizin e punëtorëve gjatë krizës më të madhe shëndetësore, sociale dhe ekonomike me të cilën po përballet, jo vetëm vendi ynë, por e gjithë bota. Ky rast nuk duhet të përfundojë në favor të të fuqishmëve, ndërsa në kurriz të punëtorëve që, në shumë raste, mezi arrijnë të mbulojnë muajin”, thuhet në kumtesën e CIVIL.

Prandaj, ata konsiderojnë se shteti nuk duhet të jetë i mëshirshëm ndaj shefave. Përkundrazi, siç theksojnë ata, duhet të tregojë ashpërsi dhe drejtësi, të sanksionojë ashpër të gjithë ata që menduan se do të kishin sukses në “mashtrimin e sistemit”.

CIVIL u bën thirrje të gjithë atyre që e konsiderojnë veten të dëmtuar ose të diskriminuar për çfarëdo baze të raportojnë rastin e tyre në këtë organizatë.

Drejtoresha e DAP-it, Sanja Lukarevska, në një konferencë për media të mbajtur dy ditë më parë, publikoi një analizë sipas së cilës, kompani nga Shkupi, Tetova, Gostivari, Struga… morën mbështetjen financiare nga shteti për pagesën e pagave për punonjësit, por nuk ua paguan atë punëtorëve.

Siç deklaroi Lukarevska, bëhet fjalë për 281 punëdhënës që në muajin prill morën mbështetje në vlerë prej 9 milion 995 mijë 565 denarë, ndërsa nuk e përmbushën detyrimin për të paguar pagën për 722 të punësuar dhe në muajin maj 427 kompani nuk kanë paguar fare paga për 984 të punësuar, ndërsa kanë marrë ndihmë financiare në vlerë prej 13.698.998 denarë,

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button