Gjatë Kurban Bajramit dhe Ilindenit, autobusët do të qarkullojnë me orar të vikendit

Nesër, për shkak të festës së Kurban Bajramit, linjat e autobusit të Ndërmarrjes Publike të Transportit të Qytetit të Shkupit 11, 11A, 47A, 55, 55B, 56, 56A dhe 160 do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës, ndërkaq linjat e tjera sipas orarit të së shtunës, njofton Portalb.mk.

NTP-Shkup njofton gjithashtu se të hënën, për shkak të festës shtetërore Ilinden (Dita e Republikës), të gjitha linjat e autobusëve, do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës.

“Të hënën, kujdestarë do të jenë tre biletë-shitëset. Prej orës 07:00 deri në orën 19:30 do të jetë e hapur biletë-shitësi në Qendrën Transportuese dhe Tregun e Gjelbër, ndërkaq biletë-shitësi në Gjorçe Petrov do të jetë e hapur prej orës 07:00 deri në orën 13:00”, njoftojnë nga NTP-Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button