U.d. reisi Shaqiri është infektuar me virusin korona

Ushtruesi i detyrës reis Shaqir efendi Fetahu nëpërmjet rrjetit social Facebook informoi se është infektuar me KOVID-19, megjithatë siç shkruan ai tani për tani gjendjen shëndetësore e ka stabile, njofton Portalb.mk.

“Duke pasur kujdes për familjen time, bashkëpunëtorët e mi, si dhe të gjithë besimtarët dhe qytetarët, vendosa që të bëjë testin për KOVID-19, i cili më rezultoi pozitiv. Momentalisht, gjithçka është normale pa ndonjë simptomë problematik. U qëndroj preciz rekomandimeve mjekësore dhe jam në kurim shtëpiak. E konsideroj veten si i sprovuar nga i Madhi Zot. Apeloj te të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe t’u përmbahen rekomandimeve të organeve kompetente. Të gjitha organet e BFI e RMV janë në hovin e përgatitjeve maksimale për Festën e Kurban Bajramit. Andaj, me këtë rast përzemërsisht uroj të gjithë besimtarëve Festën e Madhe të Kurban Bajramit, me lutje Allahut Fuqiplotë që t’i pranoj në mëshirën e Tij. Zoti ju bekoftë”, shkruan Fetahu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button