KRRE nesër do të vendosë për çmimet e reja të rrymës dhe ngrohjes qendrore

Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE) nesër duhet t’i marrë vendimet për çmimin e energjisë elektrike dhe për ngrohjen qendrore për qytetarët e Shkupit, të cilët do të vlejnë gjatë vitit të ardhshëm, transmeton Portalb.mk.

Kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski kohë më parë tha se të gjitha kompanitë energjetike në vend kanë kërkuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike për shkak të harxhimeve të rritura dhe konsumit të zvogëluar, si dhe problemet me likuiditetin që i shkaktoi pandemia Kovid-19.

Bislimovski ka informuar më herët se gjatë qershorit është marrë kërkesë nga MEPSO dhe Elektrodistribucioni që të shtyhen procedurat për përcaktimin e çmimeve, duke e pasur parasysh situatën me krizën korona dhe parashikimet e tyre në pjesën e konsumit dhe shpenzimeve të cilat, siç tha, në një pjesë të caktuar rriten.

Sipas Bislimovskit, në mënyrë drastike janë ulur edhe të ardhurat e kompanive shtetërore energjetike në krahasim me vitet e kaluara.

Vendimi për çmimin e rrymës duhej të merret në fund të muajit të kaluar dhe të vlejë deri 1 gusht, por për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, miratimi i tij është anuluar për nesër, ndërsa çmimi do të vlejë deri 1 shtator.

Sipas paralajmërimeve, pritet që nesër të zvogëlohet çmimi për ngrohjen qendrore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button