Maqedonia, shtet të cilit i ikin qytetarët

Madje 45 për qind e qytetarëve të Maqedonisë ardhmërinë e vet e shohin jashtë vendit, e pikërisht kjo ëndërr e bën që shteti ynë dalëngadalë, por sigurisht të bëhet vend i pleqve apo personave të shtyrë në moshë, me rajone pa buzëqeshje fëmijësh, pa zile të shkollës, por edhe pa hare dhe ardhmëri.

Derisa vendet tjera krijojnë vende pune për më shumë se 10 milionë njerëz të rinjë, nuk mund të mos pyesim, si mund në shtetin tonë të mos krijohen një milionë vende pune për një jetë dinjitoze, për ruajtjen e shtetit?.

Dëshira për t’u largua ka bashkuar maqedonasit, shqiptarët, romët, turqit..

Enti shtetëror për statistikë para do kohe e pranoi disfatën në betejën e quajtur shpërngulje e vazhdueshme nga shteti, por askush nga institucionet kompetente ende nuk ka gjetur mënyrë adekuate për ndaljen e këtij trendi. Pikërisht kurbeti është ai që i bashkon maqedonasit, shqiptarët, romët, turqit në shtetin tonë në të njëjtin mendim – largimin sa më të shpejtë nga vendi.

Tmerrues është shifra prej 230.000 personave të shpërngulur nga shteti gjatë 15 viteve të fundit, kjo është më shumë se 10 për qind e numrit të përgjithshëm të banorëve në shtet. Me këtë ne jemi në vendin e 23-të në botë për nga ikja e qytetarëve.

Nëse në të kaluarën është kërkuar mënyrë që të ndalet migracioni nga fshati në qytet, tani jo vetëm fshatrat që janë boshatisur por edhe qytetet dalëngadal po mbesin vetëm dëshmitarë të heshtur të jetës që dikur është jetuar këtu. Vala e shpërnguljeve është karakteristike edhe për Gostivarin, Manastirin, Strugën, Prilepin, Kumanovën dhe Strumicën.

Shembulli më i mirë për këtë është Krusheva, ku të rinjtë largohen në një drejtim, duke pohuar se nuk kanë mundësi që me dinjitet të fitojnë as 10 denarë në qytetin e vet të lindjes. Sipas banorëve të Krushevës pikërisht politika dhe mosinteresimi i politikanëve, të cilët e vizitojnë vetëm kur ka zgjedhje, e ka sjellë qytetin në prag të humnerës.

As Kërçova nuk anashkalohet prej kësaj vale të shpërnguljes. Madje 80 për qind e kuadrove me arsim të lartë nga ky qytet janë larguar për në vendet e huaja.

I madh është numri i prindërve që me lotë në sy presin ta dëgjojnë të paktën zërin e fëmijëve të tyre, të cilët tashmë me vite jetojnë larg tyre, ndërsa prindërit në vajë shumë herë shprehen se patjetër duhet të jetë kështu, pasi fëmijët nuk ka ardhmëri në shtetin tonë.

Pasaporta bullgare për një të ardhme më të mirë

Numri gjithnjë e më i madh i të rinjve që dëshirojë nënshtetësinë e shtetit të huaj, sjell deri te shfarosja e kombit të tërë. Madje 49 për qind e numri të përgjithshëm të nënshtetësive të dhëna gjatë vitit të kaluar në Bullgari kanë qenë për shtetasit e Maqedinisë. /portalb/

Tekstin e plotë mund ta gjeni këtu.

Lajme të ngjashme

Back to top button