Çfarë do të fitojë, liria apo frika?

Parashtrohet pyetje, nëse duhet të sakrifikohet liria në llogari të viktimave që janë pasojë e virusit, të cilin nè nuk mund ta parandalojmë përveçse me sanksione dhe masa të rrepta?

Pandemia e gripit në vitin 1918 ishte pandemia më e rëndë në historinë më të re të njerëzimit. Me siguri është shkaktuar nga virusi H1N1 me gjene me prejardhje të qartë nga shpendët. Edhe pse nuk ka një konsensus universal se nga erdhi virusi, ai u përhap në të gjithë botën gjatë viteve 1918-1919, duke prekur çdo pjesë të saj. Vlerësohet se rreth 500 milion njerëz , ose një e treta e popullsisë në botë, janë infektuar nga virusi dhe se numri i të vdekurëve në botë ishte të paktën 50 milion. Bëhet fjalë për një përgjigje plotësishtë të pasuksesshme ndaj virusit para një shekulli, i cili i ngjan më së shumti virusit që është në mesin tonë sot. Fatkeqësisht, KOVID-19 është realiteti ynë i ri. Kjo shpiu deri në një përkeqësim të sigurisë, të implikimeve financiare, sistemit shëndetësor të dëmtuar dhe komoditetit të reduktuar me të cilin kemi qenë të mësuar. Por, nëse edhe menaxhimi me Kovid-19 po dëshmohet i suksesshëm?!

Këtë përgjigje nuk do ta dijmë për derisa në mënyrë shkencore nuk kuptohen të gjitha implikimet dhe pasojat e virusit.

Fajësi, panik, solidaritet

Fakti është se nè kemi nevojë për një lidership dhe menaxhim të krizës në këto çaste të vështira kur zgjerohen informacione të rreme, teori të komplotit dhe liri e cënuar e të lëvizurit dhe sjelljes. Studiuesja Elizabeth Brejn si specialiste për sjelljen e njeriut, shkruan për nevojën e lidershipit gjatë sigurisë së cënuar dhe i shpjegon këto perceptime si varësi nga kushtet shoqërore gjatë gjendjes së krizës. Mbi të gjitha, kjo do të varet nga mënyra sesi sillemi ndaj asaj që nuk ndjehemi të sigurtë, ndaj kërcënimeve dhe viktimave njerëzore. Me transformimin në një jetë bashkëkohore, njohuritë shkencore reflektohen në rritjen ekonomike dhe mundësitë e rritura të njerëzëve për të mbijetuar.

Kulturën që e kemi zhvilluar lirishtë mund ta quajmë kulturë e kujdesshmërisë ose kulturë e frikes që e inkurajon shoqërinë që t’i qaset me kujdes çdo rreziku të mundshëm ndaj sigurisë tonë. Të menduarit në lidhje me kujdesshmërinë kryesisht duhet të konsiderohet si një reagim i vetëbesimit të shoqërisë e cila ka arritur “progres“, dhe kur qytetërimi njerëzor ishte i shqetësuar nga faktet për ndotjen dhe degradimin e natyrës, elita shoqërore perëndimore ishte e zhgënjyer nga realiteti dhe pafuqishmëria që të përballet me “çështjen botërore”.

Mënyra e kujdesshme e jetesës na ka zhvilluar ndjenjat që refuzojnë ekspozimin ndaj rrezikut të mundshëm dhe kërcënimeve ndaj jetës sonë. Në këtë botëkuptim pritet një jetë e sigurtë dhe çdo humbje e rehatisë reflektohet me “normalitetin” e cënuar. Shprehia për të jetuar lirshëm dhe kultura për të jetuar me kujdesshmëri konfrontohen në rastin me koronavirusin dhe masat e marra për mbrojtje. Nga ana tjetër, zgjërimi i virusit rrezikon jetën dhe shëndetin e njerëzve, sidomos kur vdekshmëria nga pandemia është rritur ndjeshëm. Masat e propozuara shëndetësore më së shpeshti i rrezikojnë parimet e lirisë. Parashtrohet pyetje, nëse duhet të sakrifikohet liria në llogari të viktimave që janë pasojë e virusit, të cilin nuk mund ta ndalojmë, përveçse me sanksione dhe masa të rrepta?

Masat jopopullore, siç është ora policore,i fuqizojnë shtetet në të cilat sundojnë regjime autokrate, kurse në anën tjetër, moszbatimi i këtyre masave mund t’i bëj të dobëta dhe të paafta qeveritë të cilat dorëzohen para presionit të qytetarëve të pakënaqur. Këtë efekt të kujdesit e ka identifikuar dr. Roel Petermann, profesor i asociuar i sociologjisë së drejtësisë në Universitetin e Roterdamit, i cili përfundon se me rritjen e rrezikut ndaj njeriut dhe shëndetit të tij ose mjedisit merren masa paraprake pa marrë parasysh lidhjeve të dukshme ose konceptit shkencor. Kjo del nga fakti se për sigurinë fizike të qytetarëve në një shoqëri civile përgjegjësinë më të madhe e ka pushteti.

Në një shoqëri , rastet e shpeshta që përfshijnë një numër më të vogël të viktimave janë më të pranuara nga rastet e rralla që përfshijnë më shumë viktima, megjithëse viktimat më të vogla, por më të shpeshta mund ta tejkalojnë numrin e të vdekurve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera. Ky është rasti edhe tek nè kur shohim çdo ditë, por jo një numër shumë të madh të vdekjeve, dhe me kohë do të përballemi me një numër që mund t’i tejkalojë edhe fatkeqësitë natyrore që kanë ndodhur në një vend. Doktor Hans Boutielier, këshilltar shkencor dhe profesor në Universitetin e Shkencave Sociale në Amsterdam, deklaroi se jo vetëm që nuk jetojmë në një utopi të sigurisë, por nè sigurinë e implementojmë në një mënyrë siç u është e nevojshme njerëzve, në koincidencë të lirisë maksimale dhe sigurisë maksimale.

Duke e shikuar këtë fenomen, mund të shohim se qëndrimi i njeriut ndaj kërcënimeve është ose nga faji ndaj viktimave, ose nga kultura që është e prirur ndaj rrezikut, ose nga kultura e kujdesshmërisë. Dëmi i shkaktuar akut vlerësohet si rrezik, por rreziku ndonjëherë është i pranueshëm sepse herët a vonë mund të ndodhë edhe në nivele të tjera. A cënohet stabiliteti ekonomik, a thua është e logjikshme që të vihet deri te viktima që i prodhon kjo paqëndrueshmëri? A mundet dikush të llogarisë sa fate njerëzore janë shkatërruar kur disa biznese do të shuhen ose borxhet do të mbesin të papaguara?

Kultura e fajit ndonjëherë kalon edhe në kulturën e panikut ose blerje panike që mund të shkaktojë mungesë të disa produkteve siç janë pajisjet mjekësore dhe ilaçet, që u janë të nevojshme një numri të caktuar njerëzish, por pa nevojë, ruhen te një pjesë tjetër e popullatës, që nuk ka nevojë për to.

Blerja panike, dezinformatat, kultura e empatisë së pamjatfueshme dhe josolidariteti ato mund në mënyrë shtesë të përkeqësojnë më tej jetën e kategorive të cenueshme, personave me smundje kronike dhe personave tjerë të pambrojtur, që nuk kanë mundësi për të arritur tek resurset. Në ato situata, më shpesh personat më të shkathët, qoftë për shkak të një pozicioni të privilegjuar, pra blerjes së zellshme, vijnë deri tek rezerva të caktuara. Këtu rol të veçant luan kultura e solidaritetit në popullatë, siç janë: hapja e fondeve solidare, dhurimi i ushqimit dhe ilaçeve të nevojshme, lirimi nga produktet e tepërta dhe falja e borxhit. Në mënyrë të njëjtë madje edhe më agresive duhet të përfshihet edhe pushteti, i cili duhet t’i disiplinojë sektorin bankar dhe kompanitë e mëdha, me ç’rast do të prodhohet njëfarë sigurie kundrejt pasigurisë panike dhe kujdesshmërisë së tepruar.

Garancia e sigurisë dhe rreziku

Në kulturën e kujdesshmërisë gjatë përfshirjes së teknologjisë së re duhet të merren parasysh të drejtat e njeriut. Ndonjëherë kultura e kujdesshmërisë dhe informimi i pamjaftueshëm mund të jenë shkaku i përhapjes së dezinformatave siç janë: rreziku i pavërtetuar i rrjetit 5D dhe rrezatimi i tij, shfaqja e lajmeve të rreme për rrezikun e ekzagjeruar nga virusi ose përhapja e tij e qëllimshme.

Por, edhe pse lajmet e tilla nuk kanë asnjë bazë, u shfaq edhe një shqetësim serioz me futjen e një aplikimi për Kovid-19, me të cilin vullnetarisht pranohet monitorimi dhe mbledhja e të dhënave anonime që mund të keqpërdoren.

Në një kombinim të tillë të kultures së kujdeshmërisë dhe lajmeve të rreme, shumica e dëmtimeve ndodhin gjatë përfshirjes së teknologjisë e cila edhe përkundër sjelljes së rezultateve pozitive, ndonjëherë krijon rezistencë tek popullata. Kjo çon në ngecje të zhvillimit të përgjithshëm dhe global dhe përveç shqetësimeve në lidhje me ndryshimet e klimës, në lidhje me energjinë bërthamore, shkenca duhet të shpjegojë në mënyrë të detajuar dhe të garantojë sigurinë që do t’i përjashtojë të gjitha ndikimet e dëmshme.

Prandaj, rreziku merret në mënyrë që të mos lejohet rreziku që do të ndodhë më vonë. Nëse përjashtimi i rrezikut nuk mund të garantojë siguri, atëherë duhet të pyesim veten se kujt i përgjigjet të ketë fatkeqësi, dëmtime dhe pasoja?

Disa shkencëtarë , si Ira Heislot, Profesor i Sigurisë në Univerzitetint “Radbud”, pohojnë nëse ka mungesë të provave shkencore për rrezikun, kjo çon drejt ngecjes dhe zbatimit të kujdesshmërisë që në disa raste është e dëmshme. Përjashtimi i thjeshtë i provave shkencore dhe lidhjet midis shkakut dhe pasojës e eliminojnë çdo mundësie për një vlerësim të qartë. Në vend që masat të vendosen nga persona mjekësorë dhe profesionalë, për ata vendoset në nivel politik. Kjo quhet politizimi i shkencës.

Mungesa e provave shkencore nuk duhet të jetë hyrje për politizimin dhe kufizime. Shkenca kërkon një përcaktim të qartë dhe ligje, pasi do të studiohen reagimet themelore në të cilat janë përfshirë më shumë faktorë, për të ofruar një përgjigje gjithëpërfshirëse.

Prandaj, nuk është mirë kur mes populates zgjërohet një ndjenjë e sigurisë së rreme e krijuar nga politikanët. Njerëzit mbeten të pambrojtur, sepse nuk janë në gjendje për t’i zbatuar masat e rekomanduara shkencore dhe për të vepruar në përputhje me udhëzimet e shërbimeve epidemiologjike.

Pushteti duhet të jetë faktori kryesor në edukimin dhe shpjegimin e pasojave nga katastrofa ose nga rreziku që mund të ndodhë. Vlerësimet e shërbimeve përgjegjëse duhet të jenë të depolitizuara, të elaboruara mirë në aspektin shkencorë dhe të përpunuara mirë dhe të qëndrueshme. Procesi i mbrojtjes duhet të jetë nxitje për të gjithë qytetarët që i respektojnë parimet e kujdesshmërisë në bazë të një qëndrimi të mirëfilltë shkencorë, jo mbi bazën e panikut, frikës apo informacionit të gabuar. Në këtë mënyrë do të zbatohet me të vërtetë kultura e kujdesshmërisë dhe do të gëzohet e drejta e lirisë si qëllimi më i lartë i një shoqërie bashëkohore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button