UAAA… nga gazetarët për Veljanovskin! (VIDEO)

Dhjetëra gazetarë me fishkëllima dhe brohoritje kanë pritur kryetarin e Kuvendit Trajko Veljanovski. Ata e bojkotuan punën e Parlamentit.

Protesta e gazetarëve erdhi në momentin kur Veljanovski hapi seancën kuvendore kushtuar pyetje për deputetët. Në këtë mënyrë punonjësit e medias shprehën revoltën e tyre për dëbimin me dhunë nga salla e Kuvendit në seancën për buxhet më 24 dhjetor.

Edhe pse seanca ishte caktuar të fillojë në ora 11:00, kryetari i Kuvendit seancën e hapi me një orë vonesë.

Më poshtë është video se si në fillim gazetarët fishkëllojnë ndërsa ndër të është video se si ata u dëbuan me dhunë nga parlamenti të hënën kur u miratua Buxheti 2013. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button