RMV, 5 persona ndërruan jetë nga KOVID-10, 188 raste të reja

Regjistrohen 188 raste të reja me Kovid-19 në 24 orët e fundit, Janë shëruar 268 pacientë, ndërsa kanë vdekur pesë persona prej të cilëve katër në kushte spitalore, një në kushte shtëpie.

Pacienti më i moshuar i ndjerë është  78 vjeç nga Kumanova, ndërsa më i riu 61 vjeç nga Tetova. Të tjerët janë 74 vjeç, 76 dhe 62 vjeç dhe janë nga Manastiri, Tetova dhe Shkupi.

Numër më të madh të të infektuarve sërish ka në Shkup – 44, pastaj vijojnë Tetova me 24, Gostivari me 23, Kumanova dhe Struga me 21, Shtipi me 18 dhe Kërçova me 10. Në Ohër ka gjashtë të infektuar të rinj, Në Manastir pesë, në Makedonski Brod tre dhe nga dy në Negotinë dhe Probishtip, nga një në Dibër, Veles, Kriva Pallanlë, Koçan, Demir Hisar dhe Resnjë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm të diagnostifikuarve me kovid në vend nga fillimi i epidemisë është 10.503, numri i pacientëve të shëruar është 5.931, të vdekurve është 476. Për momentin, numri i rasteve aktive në vend arrin 4.096. Më shumë raste aktive ka në Shkup.

Në 24 orët e fundit janë bërë 1.971 testime, ndërsa numri i përgjithshëm i testimeve të bëra është 99.615 testime. Sot nuk ka testime në suaza të skriningut.

Në Klinikën Infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar nëntë pacientë. Gjithsej të hospitalizuar janë 86. Në aparat me oksigjen janë 40 pacientë, nuk ka pacientë në aparat respiratorë.

Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 10 pacientë të moshës madhore pozitivë në Kovid-19, katër fëmijë pozitivë, dhe dy pacientë të dyshimtë për praninë e virusit.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar 7 pacientë të rinj, gjithsej të hospitalizuar janë 98 pacientë. Në aparat respirator janë pesë pacientë.

Në spitalin në Manastir të hospitalizuar janë 37, ndërsa në spitalin në Shtip të hospitalizuar janë 49 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë të hospitalizuar janë 117 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button