Përpjekje e pasuksesshme për ndërtimin e ujësjellësit në Siniçan, policia në vendin e ngjarjes

Hera e tretë me radhë që Komuna e Bogovinës përpiqet të fillojë me punë ndërtimi i sistemit ujësjellës në atarin e fshatit Urviç. Në vendin e burimit ka njësi policore, për të cilët SPB Tetovë kumtoi se janë atje që  mos lejohet konflikt midis banorëve të Urviçit dhe Siniçanit.  Banorët e Urviçit nuk lejojnë të merret ky burim me ujë nga ana e banorëve të Siniçanit dhe Komuna e Bogovinës, njofton Portalb.mk.

Siniçan
Siniçan

Kryetari i Komunës së Bogovinës Albon Xhamaili konsideron se kjo që nuk i lejohet të ndërtojë është lojë politike.

“Jam i shqetësuar për qytetarët e mi dhe kuptoj çfarë bën politika, por jam i detyruar me ligj të siguroj ujë për qytetarët e mi: Policia është shumë decide, nuk mund të vazhdojë puna”, theksoi Xhemaili.

Siniçan
Siniçan

Nga Ministria e Punëve të Brendshme përmes kumtesës informoi se rreth ndërtimit të ujësjellësit për fshatin Siniçan – Komuna e Bogovinës, Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, sot përgatit njoftim lidhur me procedurën, detyrimet ligjore dhe të tjera dhe e njëjta është dorëzuar deri te Prokuroria Themelore Publike në Tetovë, me çfarë procedura e mëtejshme lidhur me të njëjtën, do të udhëhiqet sipas udhëzimeve të Prokurorisë Themelore publike Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button