Japonia dhe Kina u dakorduan të punojnë për heqjen e ndalesave të udhëtimit

Japonia dhe Kina sot ranë dakord të punojnë për heqjen e ndalesës së udhëtimit midis dy vendeve, mes rritjes së numrit të rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në dy vendet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Jashtëm i Japonisë, Toshimitsu Motegi dhe homologu i tij kinez, Wang Yi zhvilluan një bisedë telefonike 80-minutëshe gjatë së cilës të dy kryediplomatët “ranë dakord të bëjnë marrëveshje për rifillimin e udhëtimeve të ndërsjellë sa më shpejtë të jetë e mundur”, njofton agjencia japoneze e lajmeve Kyodo.

Japonia aktualisht ka vendosur 146 vende dhe rajone në listën e ndalimeve të udhëtimit për shkak të pandemisë.

Pandemia e koronavirusit bllokoi udhëtimet ndërkombëtare nëpër botë. Bisedimet për rifillimin e kufizimeve të udhëtimit vijnë kur Kina dhe Japonia raportojnë raste të reja të të infektuarve.

Të martën në mbrëmje, Japonia raportoi 982 raste të reja të koronavirusit, shkalla më e lartë ditore që nga shpërthimi në vend. Më shumë se 1.000 njerëz kanë vdekur deri më tani nga COVID-19 në vend.

Në mënyrë të ngjashme, Kina raportoi sot 101 infeksione të reja, shifra më e lartë ditore që nga 12 prilli.

Sipas një deklarate të Komisionit kombëtar të shëndetit Kinë, 89 raste të koronavirusit u raportuan në rajonin autonom të ujgurëve- Xinjiang, i cili është vendbanimi i komunitetin etnik ujgur, gjatë ditës së kaluar.

Ministri i Jashtëm japonez, gjithashtu shprehu shqetësimin e vendit të tij për “ndërhyrje të përsëritura” nga anijet kineze në ujërat territoriale japoneze përreth ishujve të pabanuar Senkaku, të pretenduar nga Kina, të cilat ndryshe i quajnë Diaoyu.

Sipas të përditshmes kineze “Global Times”, Wang theksoi se Kina dhe Japonia “do të përpiqen të nënshkruajnë” Partneritetin Ekonomik Rajonal Gjithëpërfshirës deri në fund të vitit 2020 dhe të përshpejtojnë negociatat e marrëveshjes së tregtisë së lirë Kinë-Japoni-Kore e Jugut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button