Kosovë, 4 të vdekur dhe 194 raste të reja me COVID-19

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 194 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 7.846 numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me këtë virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të dhënat nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) tregojnë se numri i rasteve aktive me COVID-19Kosovë aktualisht është 3.383 ndërsa numri i të vdekurve si pasojë e virusit është rritur në 196, duke iu shtuar 4 viktima të reja nga dita e djeshme.

Gjatë ditës së fundit janë kryer 449 teste të dyshuara për COVID-19 ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë vendi ka kryer gjithsej 35.570 teste.

Numri i pacientëve të shëruar, paraprakisht të prekur nga koronavirusi, ka shkuar në 4.267, përfshirë 138 pacientë të shëruar dhe lëshuar në shtëpi gjatë ditës së fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button