Shqipëri, 2 viktima dhe 108 raste të reja me koronavirus

Në Shqipëri janë regjistruar 108 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 2 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Në njoftimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, është bërë e ditur se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur në 5.105 dhe numri i të vdekurve në 150.

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë realizuar 502 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe rastet më të larta janë regjistruar në Tiranë.

Sipas të dhënave të ministrisë, në 24 orët e fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar në 2.830 numrin e të shëruarve.

Shqipëri që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 40.192 testime dhe Instituti i Shëndetit Publik vazhdon punën në terren për rastet e dyshuara me koronavirus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button