Kina: Nuk do të ndërhyjmë në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Kina sot përsëriti se “nuk do të ndërhyjë” në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të SHBA-ve të planifikuara për në muajin nëntor 2020, njoftojnë mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë për media në kryeqytetin kinez Pekin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Wang Wenbin tha se: “Kina nuk ka interes për një gjë të tillë dhe nuk do të ndërhyjë në zgjedhjet e SHBA-ve kurse akuzat që TikTok po ndërhyn në zgjedhjet e SHBA-ve janë thjesht trillim”, shkruan “Global Times”.

Kjo erdhi pasi disa ligjvënës amerikanë pretenduan se shërbimi i rrjetit social të Kinës për ndarje të videove TikTok mund të përpiqet të manipulojë diskutimet politike që lidhen me sondazhet presidenciale.

“Ne jemi shumë të shqetësuar që (Partia Komuniste Kineze) mund të ushtrojë kontrollin e saj mbi TikTok-un për të shtrembëruar ose manipuluar diskutimet politike për të mbjellë mosmarrëveshje midis amerikanëve dhe për të arritur rezultatet e saj të preferuara politike”, janë shprehur ligjvënësit, Marco Rubio dhe Tom Cotton, në një letër drejtuar Zyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, Departamentit të Sigurisë së Brendshme dhe Byrosë Federale të Hetimit.

TikTok i ka mohuar pretendimet

Duke iu përgjigjur pohimeve se hakerët kinezë pretendonin se kishin shënjestruar rrjetet kompjuterike të Vatikanit që nga maji, Wenbin tha se: “Duhet të jepen prova të mjaftueshme kur heton dhe përcakton natyrën e incidenteve të sigurisë në internet. Nuk duhet të bëhet asnjë supozim arbitrar”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button