Cërvenkovski: Opozita nuk ka çfarë kërkon më në Kuvend

Kryetari i LSDM-së dhe lideri i opozitës maqedonase, Branko Cërvenkovski në një intervistë për portalin boshnjak “federalna.ba” ka deklaruar se opozita nuk ka çfarë kërkon më në Kuvend.

“S’kemi më çfarë të kërkojmë në Kuvend. Nuk kemi zgjidhje tjetër. E kishim të domosdoshme të dilnim në rrugë”, ka thënë Cërvenkovski.

Ai ka paralajmëruar se në të ardhmen priten edhe shumë aktivitete, të cilat nuk do të jenë të njoftuara më parë. I kënaqur nga pjesëmarrja e qytetarëve në protestat që po zhvillohen nëpër rrugë, Crvenkovski ka thënë se kjo është pasojë e rritjes së revoltës së njerëzve nga regjimi jodemokratik i VMRO DPMNE-së.

Në pyetjen se pse e krahason Gruevskin me Millosheviqin, Cërvenkovski ka thënë se ai është i të njëjtës kategori pasi po e nxit popullin në dhunë kundër njëri-tjetrit

Lajme të ngjashme

Back to top button