Sekretari shtetëror francez: Të shmanget mbyllje e plotë e kufijve në kuadër të Evropës dhe zonës Shengen

Sekretari shtetëror francez për çështje evropiane, Klemen Bone ka thënë se duhet të shmanget mbyllja e plotë e kufijve sa më shumë të jetë e mundur në kuadër të Evropës dhe zonës Shengen.

Bone konsideron se Franca do të shmang ndalesë të plotë për udhëtim në shtete evropiane, por se do të sigurojë shërbime këshillëdhënëse për udhëtime në rajone ku ka rritje të numrit të rasteve me koronavirus, transmeton MIA.

“Ne tentojmë të locojmë vatra, pa vendosjen e masave joproporcionale”, ka thënë ai për Frans Inter.

Si shembull, Bone ka theksuar “rekomandimet e forta” dhënë nga autoritetet franceze kundër udhëtimeve në Katalonjë ku përsëri ka rritje të numrit të të infektuarve.

“Por, ajo nuk është masë që praktikohet në mbarë Spanjën”, thotë Bone.

Kjo është në kundërshtim me qasjen e Qeverisë britanike e cila vendosi karantinë të plotë të detyrueshme për gjithë udhëtarët që kthehen nga Spanja, njofton Politiko.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button