Angellovska: Mbështetje prej 500 milionë eurove për qytetarët dhe ekonominë me tre pakot e masave antikrizë

Vlera e përgjithshme e tre pakove të masave antikrizë që po i ndërmarrim për të mbështetur qytetarët dhe ekonominë për të kapërcyer pasojat e krizës nga Kovid-19 vlerësohet në 500 milionë euro, ka shkruar ministrja e Financave, Nina Angellovska në profilin e saj në FB.

Ajo shprehet se deri më tani, rreth 140 milionë euro ndihmë shtetërore janë paguar për qytetarët dhe kompanitë, nga të cilat 40 milionë euro për qytetarët dhe 100 milionë euro për ndërmarrjet.

“Për qytetarët: kartelë pagesore vendore për mbi 330.000 qytetarë – 28.3 milionë euro, vauçerë për turizëm vendor për mbi 117.000 qytetarë  – 12 milionë euro, për artistë të pavarur – 65.000 euro, për sportistët 400.000 euro dhe për kompensim për papunësi – 50 për qind e neto pagës mesatare mujore 810,00 0 euro”, qëndron në publikimin e ministres, transmeton MIA.

Për ndërmarrjet, shtoi Angellovska, përmes masës 14.500 denarë ndihmë financiare për mbi 130.000 të punësuar në mbi 19.500 kompani – 83.3 milionë euro, kredi pa interes përmes Bankës së Zhvillimit – mbështetje për 1.331 kompani dhe mbi 16.600 të punësuar deri më tani 12.7 milionë euro, duke subvencionuar 50 për qind të kontributeve në pagën mesatare për kompanitë e prekura, për mbi 2500 ndërmarrje – 1.4 milionë euro dhe përjashtim nga akontacionet për taksën e fitimit dhe tatimin mbi të ardhurat personale për mbi 1500 tatimpagues rreth 2 milionë euro

Theksoi se masa të tjera mbështetëse për ndërmarrjet janë duke u zbatuar, siç është thirrja publike që është e hapur deri më 31 korrik për mbështetje financiare për investime për të rritur konkurrencën e kompanive gjatë dhe në periudhën post-kovid për të cilën janë buxhetuar 20 milionë euro http://economy.gov.mk/doc/2823 ,si dhe thirrja publike për subvencione për bashkëfinancim të ngjarjeve http://economy.gov.mk/doc/2824

“Me këto fonde ndihmohen drejtpërdrejt qytetarët, mbrohen vendet e punës dhe ndihmohet likuiditeti i ekonomisë, ndërsa me këtë inkurajohet dhe mbështet veprimtaria ekonomike. Masat e tanishme kontribuojnë në tejkalimin më të shpejtë dhe më të lehtë të krizës, ndërsa do të ndihmojnë edhe në fazën e rimëkëmbjes ekonomike”, tha Angellovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button