Vedat Ademi, suprizë e këndshme me “Kam nevojë për ty” (VIDEO)

Kompozitori nga Struga Vullnet Ibraimi, pas suksesit të arritur në ”Këngën Magjike” , vazhdon me sukses të bashkëpunimet me shumë emra të skenës muzikore nga gjithë hapësira shqiptare.

Ai së fundi ka përfunduar së realizuari këngën ”Për Ty” të intepretuar nga Vedat Ademi, një nga këngëtarët më trendi për momentin, realizim i cili është hedhur në treg që ditën e djeshme .

Pritshmëria për këtë kompozim të Ibraimit është shumë e lartë, dhe gjasat janë që kjo këngë të arrij majat e suksesit të përbashkët mes këngëtarit dhe autorit.

Vullnet Ibraimi në lidhje me këtë bashkëpunimi pohoi për ”Strugalajm.com” se kënga është shkruar dhe kompozuar enkas për Vedat Ademin duke e njohur natyrën dhe muziken e tij.Ibraimi, falenderon Vedat Ademin, për interpretimin e tij të sjellur në një mënyrë dinjitoze, produksionin PRO-VIDEO, për realizimit e klipit të shkëlqyer për këtë këngë si dhe kitaristin Burim Memeti, për bashkëpunimin në këtë kompozim.

Pas rikthimit nga Gjermania në Strugë vitin e kaluar kompozitori strugan për një kohë të shkurtër me punën dhe origjinalitetit të tij krijues po vendoset suksesshëm në skenën muzikore , falë edhe ndërtimit të urave bashkëpunuese me këngëtarët më në zë të estradës mbarëshqiptare./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button