Përmendoret maqedonase dita ditës shtohen

Në pjesën qendrore të Shkupit do të vendosen edhe pesë përmendore të tjera të reja në kuadër të projektit – Shkupi 2014.

Komuna Qendër e Shkupit sot në mbledhjen e 95 të saj pritet të miratojë vendimin për vendosjen e këtyre përmendoreve të reja njofton INA. Sipas njoftimit të komunës do të vendosen përmendoret e personaliteteve historike maqedonase, gjeneralit Mihajllo Apostolski, revolucionarëve maqedonas Nikola Petrov Rusinski, Pere Toshev dhe Andon Janev.

Gjithashtu pritet të vendoset edhe busti i Shën Lidija Makedonka, e njohur si maqedonasja e parë që ka kaluar në fenë krishtere. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button