FSHHM:148.000 dollarë mbështetje lokale për grupet e rrezikuara të qytetarëve për menaxhim me pasojat nga kriza e KOVID1-9

Me qëllim që të zbuten pasojat socio-ekonomike nga ndikimi i KOVID-19 ndaj grupeve të rrezikuara, Fondacioni Shoqëri e Hapur Maqedoni (FSHHM) ka siguruar 148.000 dollarë mbështetje lokale nëpërmjet projektit rajonal “Përgjigje ndaj efekteve socio-ekonomike nga KOVID-19 nëpërmjet mbështetjes së grupeve të rrezikuara, punëtorët me paga të ulëta, punëtorët nga ekonomia joformale dhe të punësuarit e përkohshëm”, njofton Portalb.mk.

Projekti zbatohet në vendet e Ballkanit Perëndimor, me mbështetje nga Fondi i përbashkët për përgjigje të shpejt të KOBID-19 të Fondacioneve Shoqëri e Hapur.

“Projekti ka për qëllim që të japë kontribut drejt përmirësimit të kuptimit të efektit nga politikat qeveritare ndaj grupeve të rrezikuara, ndërkaq nëpërmjet aktiviteteve të zbatuar të kontribuojë në zbutjen e pasojave socio-ekonomike për ata. Njëkohësisht, projekti do të promovojë masa më afatgjate për zbutjen e efekteve dhe do të testojë dhe zhvillojë modele dhe iniciativa të reja për zhvillimin e rajonit, konkretisht për punësimin e personave nga grupet e rrezikuara. Mbështetja lokale-grant për tre shoqatat dhe tre organizatat think-thank, nëpërmjet zbatimit të aktiviteteve në kuadër të projektit, do të mundësojë mbështetje direkte për organizatat të cilat i përfaqësojnë kategorinë e rrezikuara të qytetarëve, që të krijojnë modele konkrete dhe intervenime për mbrojtje nga pasojat e krizës dhe të stimulojnë punësim, por dhe mbështetje direkte të grupeve të rrezikuara qytetare”, informojnë nga FSHHM.

Mbështetja gjithashtu do të përfshijë edhe analizë të gjendjes reale socio-ekonomike, me çka do të mundësojë dhe ndjekjen dhe krijimin e politikave publike të cilat bazohen në fakte, por edhe sigurim të rekomandimeve të pavarura dhe neutrale për qeverinë, opozitën, mediat dhe për debatin publik; përmirësim i kapaciteteve për përfaqësimin e shoqatave, por edhe të grupeve të rrezikuara, me çka do të mundësohet ndikimi i tyre i drejtpërdrejt ndaj krijimit të politikave afatgjate, dhe do të kontribuojë drejt formimit të platformës rajonale për dialog publik që të diskutohet për efektet nga kriza ndaj sektorit ekonomik dhe të ndërtohet vizion strategjik për zhvillim e vendeve nga Ballkani Perëndimor pas mbarimit të krizës me KOVID-19.

“Ne në Fondacionin Shoqëri e Hapur – Maqedoni përkushtohemi për dinjitet të barabartë për të gjithë qytetarët dhe vazhdojnë edhe më tej shpejtë dhe me fleksibilitet të reagojnë ndaj të gjitha kërcënimeve për shoqëri të hapur”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button