“Balkan insight”: Sulmet e reja kibernetike në Maqedoninë e Veriut treguan se nevojitet mbrojtje më e mirë

Sulmet e fundit kibernetike ndaj Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në vend, sipas ekspertëve, janë tregues se nevojitet mbrojtje më e sofistifikuar kompjuterike dhe vendosje e sistemit të vetëm të mbrojtjes, që i përfshin të gjitha institucionet publike për mbrojtje nga numri i rritur i sulmeve të hakerëve, shkruan “Balkan insight”.

Portali potencon se përgjegjësinë për sulmet ndaj internet faqeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Arsimit, e ka marrë grupi i hakerëve “Anonopsmkd”, i cili paraprakisht kumtoi se më 15 korrik e ka hakuar edhe agregatorin për lajme Time.mk. Në ditën e zgjedhjeve, cak i sulmeve kibernetik ishte edhe ueb faqja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, por Anonopsmkd e mohojnë përgjegjësinë për këtë sulm.

Sipas konsultantit për siguri të kompjuterëve, Mane Piperevski, nevojitet vendosje e sistemit të vetëm për mbrojtje nga sulme kibernetike, që do t’i përfshijë të gjitha shërbimet elektronike qeveritare, duke i përfshirë edhe ato të agjencive, ministrive, organeve të vetadministrimit lokal dhe të secilit person juridik ose institucioneve shtetërore.

“Kjo mund të arrihet me ekzistimin e Qendrës operative shtetërore të sigurisë në pronë të përzier (51:49 qind në favor të shtetit)”, thotë Piperevski, duke shtuar se model i tillë u implementua në numër të madh të vendeve nga Bashkimi Evropian.

“Balkan insight” potencon se rritja e sulmeve kibernetike ndaj institucioneve shtetërore i ka rritur druarjet për sigurinë e tërë sistemit TI në vend, posaçërisht pas pranimit të tij në NATO.

Portali përkujton se vitin e kaluar në vend u formua Këshilli kombëtar për siguri kompjuterike, të cilin e përbëjnë ministrat e Punëve të Brendshme, të Mbrojtjes dhe të Shoqërisë Informatike dhe Administratë, por ai deri tani u takua vetëm një herë.

Sipas “Balkan insight”, edhe pse vendet anëtare të NATO-s kanë përgjegjësi primare për mbrojtjen e tyre kombëtare kibernetike, Aleanca megjithatë siguron përkrahje profesionale dhe ka ekipe për reagim të shpejtë, që mund t’i sistemojë në raste urgjente.

NATO, po ashtu investon edhe në stërvitje dhe edukim, të cilat i përmirësojnë shkathtësitë e ekspertëve kombëtare kibernetikë.

“Të gjitha tentimet për involvim në zgjedhje demokratike, duke përfshirë edhe përmes hakimit, janë të papranueshme dhe për këtë shkak duhet të jemi të zgjuar”, thonë burime nga NATO.

LEXO: Faqja e KSHZ-së ende nuk punon, hakerët porositën: Nuk falim, nuk harrojmë, na pritni

LEXO: MPB-ja vazhdon hetimin në përcaktimin e adresave IP për sulmin në ueb faqen e KSHZ-së

LEXO: RMV, janë hakuar ueb-faqe e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Arsimit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button