BDI: Shtatë kandidat për Strugën, lufta e brendshme Merko – Labënishti

Në takimin e djeshëm të Kryesisë qendrore të BDI-së, ky subjekt politik nuk ka marrë vendim për zyrtarizimin e kandidaturave të kësaj partie për kryetar të Komunave. 

Gjatë këtij takimi janë bërë prezente anketat e realizuara në disa Komuna, ku kjo parti do të ketë kandidatët e saj në garën zgjedhore. Ndërkohë, raportohet se në anketën e realizuar në Strugë, para disa ditëve ku qytetarët strugan u pyetën se kë do të preferonin si kryetar Komune ,Ramiz Merkon apo Arben Labënishtin me rezultat më favorizues ka dalë kryetari i Komunës së Strugës Ramiz Merko. 

Por pavarësisht këtij rezultati kryesia qendrore e BDI-së, akoma nuk ka thënë fjalën e saj për kandidaturat. Informatat thonë se publikimi i emrave të kandidatëve të kësaj partie do të bëhet në ditët e para të vitit të ri. Ishin shtatë emra që nga dega e Strugës iu propozuan Kryesisë qendrore të BDI-së, për tu bërë pjesë e garës së brendshme partiake për kryetar të Komunës së Strugës. 

Nominim si kandidatë potencial në strukturat lokale të këtij subjekti politik kanë marr kryetari aktual i Komunës Ramiz Merko, deputeti i zonës Arben Labënishti, ish ministri i Arsimit Aziz Pollozhani, nënkryetari i degës Murat Lumani, profesori universitar Ylber Sela, drejtori i Postës rajonale në Ohër Sefulla Hani si dhe aktivisti shumëvjeçar i BDI-së Burim Pollozhani i punësuar në Komunën e Strugës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button