Simptoma e re e COVID-19 që shfaqet te pacientët më të rinj

Shkencëtarët pohojnë se koronavirusi gjithashtu mund të shkaktojë probleme dëgjimi te njerëzit që nuk e kanë pasur këtë problem më herët, shkruan Panacea.

Rasti i parë i këtij lloji u zbulua në Tajlandë, te një grua, te e cila problemet e frymëmarrjes ishin larguar, ndërsa problemet me dëgjimin kishin ngelur. Megjithëse humbja e dëgjimit si rezultat i koronavirusit të ri nuk është raportuar në literaturë, një studim i botuar së fundmi në të cilin 20 pacientë asimptomatik të infektuar me KOVID-19, zhvilluan probleme me dëgjimin. Ata ishin midis moshës 20 dhe 50 vjeçare dhe para kësaj nuk kishin asnjë problem mjekësor të dëgjimit.

Një studim tjetër nga Irani i publikuar muajin e kaluar zbuloi gjashtë persona të infektuar me COVID-19, të moshës 22 deri në 40 vjeç, të cilët kishin simptoma të buta të sëmundjes dhe kishin probleme me dëgjimin. Katër prej tyre kishin tinitus (tringëllimë në vesh), dy ishin diagnostikuar me vertigo (humbje të ekuilibrit të lidhur me dëgjimin), dhe të gjithë raportuan humbje të dëgjimit në njërin vesh.

Shkolla e Mjekësisë Johns Hopkins në Londër gjithashtu ka konfirmuar se te disa pacientë të caktuar me COVID-19 është zbuluar koronavirusi në veshin e mesëm dhe kockën mastoide që gjendet pas veshit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button