fbpx

Programi më i njohur për të ri në Evropë me buxhet të zmadhuar deri në vitin 2027, mirëpo më pak nga ajo që është premtuar

Programi më i njohur për të rinj në Evropë, Erazmus+ mund të ballafaqohet me shkurtim të mjeteve për financim në buxhetin e ardhshëm të Bashkimit Evropian. Buxheti nga 21,2 miliardë euro i Erazmus+ programit për periudhën 2021-2027 është për 14,7 miliardë euro më i madh nga buxheti për 2014-2020. Megjithatë, kjo shumë është më e vogël se 24,6 miliardë euro, të cilën e shpalli Komisioni Evropian në maj, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sasolli deklaroi që shkurtimet e propozuara të kornizës financiare shumëvjeçare të BE-së për projekte hulumtimi dhe programi “Erazmus” nuk janë të pranueshme.

“Nuk mund ta shkurtojmë buxhetin për hulumtim dhe të rinj dhe atë Erazmus, thjeshtë nuk mundemi”, shtoi ai.

Sasolli ka thënë që do të jenë të domosdoshme negociata për buxhetin afatgjatë para se ta miratojë parlamenti. Ai informoi që votimi përfundimtar në Parlamentin Evropian do të bëhet pas disa muaj.

Përndryshe, Erazmus+ është Program i Komisionit Evropian për arsim, trajnim, të rin jdhe sport për periudhën 2014-2020, i cili vijon pas programeve “Mësim gjatë tërë jetën” dhe “Të rinjtë në aksion” (2007–2014). Si program i integruar, Erazmus+ ofron më shumë mundësi për mobilitet të nxënësve dhe të kuadrit si dhe bashkëpunim nëpërmjet sektorit të arsimit. Programi është i hapur për studentë, praktikantë, mësimdhënës, ligjërues, të rinjë, vullnetar dhe punonjës rinor.

Rreth dy të tretat e buxhetit janë dedikuar për mundësitë për mësim nxënie jashtë vendit për individë, në suaza të BE-së dhe më gjerë, ndërsa pjesa tjetër është e përkrahur nga partneritetet ndërmjet institucioneve arsimore, organizatave rinore, aktivitetet afariste, të autoriteteve lokale dhe rajonale dhe të organizatave joqeveritare, si dhe reformat për modernizim të arsimit, trajnimit dhe të sistemeve rinore.

Një nga parimet kryesore të programit është rritje e mësimit gjatë tërë jetës me aktivitete. Përvojat tregojnë që mobiliteti nëpërmjet Erazmus+ e përmirëson potencialin për punësim të pjesëmarrësve dhe ndjenjën e tyre për të qenë qytetarë aktiv dhe evropian. Me programin janë paraparë trajnime nga më të ndryshmet, qëndrime dhe programe studimore për mobilitet në arsim të lartë, vullnetarizëm jashtë shtetit dhe tjera.

Te ne, Agjencia nacionale për programe evropiane arsimore dhe mobilitet është e angazhuar të punojë për promovim dhe zbatim të programeve evropiane në fushën e arsimit, trajnimit, rinisë dhe sportit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Shteti jonë është anëtar i plotfuqishëm në Erazmus+ programin dhe do të mund marrë pjesë në shfrytëzimin e mjeteve për periudhën 2021-2027.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close